Kerko Mesazhet ketu

Monday 9 May 2016

Lutja e Kryqëzatës (7): Lutje për ata që e refuzojnë Mëshirën

E Martë, 22 Nëntor 2011, në 20:00

Bija Ime fort e dashur, ardhja Ime për të shpëtuar njerëzimin, akoma edhe një herë, përpara Gjykimit Final, është shumë afër. Gëzimi Im është i përzierë me vuajtje të thellë për shkak të atyre shpirtrave që do ta refuzojnë Mëshirën Time.

Ti, bija Ime, duhet të luftosh së bashku me ushtrinë Time të atyre bijve të dashur të Kryqit për t’i shpëtuar këta shpirtra. 

Kjo është Lutja që ata duhet të thonë për të lypur Mëshirë për shpirtrat në errësirë.

Jezus, unë të lutem Ty që t’i falësh ata mëkatarë, aq të errët në shpirt, të cilët do ta refuzojnë Dritën e Mëshirës Tënde.

Fali ata, Jezus, unë të përgjërohem Ty, për t’i shpenguar ata nga mëkatet prej të cilave e kanë aq të vështirë të shkëputen.

Vërshoi zemrat e tyre me Rrezet e Tua të Mëshirës dhe jepu atyre mundësinë që të kthehen në përqafimin Tënd.
Amen.

Jezusi juaj i dashur