Kerko Mesazhet ketu

Thursday 26 May 2016

Profetë për të përgatitur për Ardhjen Time të Dytë

E Shtunë, 3 Dhjetor 2011, në 20:45

Bija Ime më e dashur, është me trishtim të madh që Unë i vështroj ata ndjekës të Mi të cilët e refuzojnë Fjalën Time Më të Shenjtë përmes këtyre Mesazheve. Sa më trishton kjo Mua.

Unë iu kërkoj fëmijëve të Mi ngado që të luten për ata që e refuzojnë Hyjin në jetën e tyre. Megjithatë, Unë gjithashtu kërkoj lutje për ata ndjekës të Mi të cilët e kanë shpërfillur apo harruar se Ardhja Ime e Dytë do të ndodhë dhe se ajo nuk mund të ndalohet. Kjo është një Ngjarje e rëndësishme dhe të gjithë ju duhet të jeni të përgatitur për të.

Profetë ishin dërguar në botë për të lajmëruar lindjen Time. Profetë ishin dërguar gjithashtu nga Ati Im për t’i përgatitur shpirtrat për shpëtim, që nga fillimi. Profetë po dërgohen tani në botë për të përgatitur njerëzimin për Ardhjen Time të Dytë.

Zgjohuni, të gjithë ju që pohoni se më njihni Mua. Nëse më njihni Mua, atëherë dallojeni Zërin Tim kur Unë iu bëj thirrje zemrave tuaja. Kaq shumë jo vetëm që i refuzojnë këto Mesazhe, por më refuzojnë edhe Mua gjithashtu.

Le ta kuptojnë këtë ata që kaq shpejtë më dënojnë Mua, duke i mohuar thirrjet e Mia të dhëna mbarë botës përmes këtyre Mesazheve.

Duke i kthyer shpinën me kokëfortësi Fjalës Sime të dhënë juve tani, ju po më mohoni Mua lutjet për të cilat Unë kam kaq shumë nevojë nga ju në këtë kohë. Ju, prej të gjithë atyre, që pohoni se më njihni Mua, dëgjoni se çfarë Unë kam për t’ju thënë.

Mizoria juaj e shpon Zemrën Time. Mungesa juaj e bujarisë do të thotë se lutjet tuaja nuk po ofrohen ashtu si duhet për shpëtimin e shpirtrave.

Ku është përulësia juaj dhe përse e maskoni mospëlqimin tuaj për Fjalën Time të Shenjtë me një përulësi të rreme?

Ju duhet të thërrisni Shpirtin Tim të Shenjtë për t’ju udhëzuar drejt Meje, që të mund të punoni për Mua me dashuri të plotë në zemrat tuaja.

Kurrë mos u mburrni për njohuritë tuaja mbi Shkrimin e Shenjtë. Kurrë mos e përdorni njohurinë tuaj për Mësimet e Mia për të poshtëruar një tjetër. Kurrë mos i fyeni, abuzoni, përçmoni të tjerët, apo t’i tallni ata në Emrin Tim. Sepse kur e bëni këtë ju më fyeni Mua rëndë.

Zgjohuni, fëmijë. I përgatisni shpirtrat tuaj dhe të jeni bujarë në shpirt, sepse koha është e shkurtër tani.

Shpëtimtari juaj i dashur
Jezu Krishti

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/03/prophets-to-prepare-for-my-second-coming/