Kerko Mesazhet ketu

Sunday 22 May 2016

Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj

E Mërkurë, 30 Nëntor 2011, në 15:30

Bija Ime fort e dashur, ata që janë kaq në ankth për ta vërtetuar dashurinë e tyre për Mua, shumë shpesh gjejnë dëshpërim në shpirtrat e tyre, që i lë ata të ndjehen të zbrazët nga Dashuria Ime. Kjo mund të jetë kaq e papritur, saqë mund ta lërë shpirtin në një gjendje braktisjeje të tillë sa t’i duket sikur kurrë nuk do të përmirësohet nga ndjenjat e dobësisë dhe të mungesës së besimit.

Mos kini frikë, fëmijë. Braktisja është diçka që ju do ta ndjeni kur të jeni pranë Meje. Unë ndjeva të njëjtën braktisje ndërsa isha në Tokë prej Atit Tim të dashur. Unë u ndjeva i humbur dhe i vetmuar ndërsa përpiqesha të komunikoja me Të shumë herë.

Kjo është një sprovë e rëndë që ju do ta vuani kur ju të jeni një besimtar i vërtetë në Hyjin. Kjo është mënyra e Satanit për t’ju tërhequr tutje kështu që pas njëfarë kohe ai shpreson që ju të hiqni dorë nga kërkimi juaj për Mua dhe të bini prapë në udhët e botës, të cilat janë joshëse, por që nuk kënaqin.

A nuk e dini se lutja do ta parandalojë këtë të ndodhë? A nuk e kuptoni se Unë e lejoj këtë për të mirën tuaj dhe si pjesë e përgatitjes suaj për të fituar një forcë shpirtërore që arrihet vetëm përmes kësaj braktisjeje?

Udhët e Atit Tim janë të vështira që ju, fëmijë, t’i kuptoni. Vetëm besoni tek Unë, Jezusi juaj, dhe më thërrisni Mua për t’ju dhënë hiret që ju duhen për të luftuar me Mua për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja. Ata duhet të shpëtohen nga planet djallëzore që po orkestrohen në botën tuaj nga ato fuqi që kërkojnë t’ju kontrollojnë përmes vetë gjërave që juve ju nevojiten për të mbijetuar.

Mbajeni mend, fëmijë, Unë Jam aq pranë tek gjithë ndjekësit e Mi sa kur të ndodhë Paralajmërimi ushtria Ime do të ngrihet menjëherë për t’u bërë një kundërshtare e fuqishme e Satanit.

Shpresa, fëmijë, nuk duhet të humbasë kurrë. Unë do t’ju shpëtoj nga tmerret e botës suaj, e cila është në rrëmujë të plotë të shkaktuar nga mungesa e besimit në Atin Tim të Përjetshëm.

E gjithë kjo ka për të ndryshuar kur bota do të dëshmojë provën që i duhet për ta pranuar Ekzistencën e Hyjit Atë.

Jezusi juaj
Shpëtimtari i Njerëzimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/30/i-will-save-you-from-the-horrors-of-your-world/