Kerko Mesazhet ketu

Friday 6 May 2016

Virgjëra Mari: Lutu për Papa Benediktin

E Mërkurë, 16 Nëntor 2011, në 08:00


Bija ime, do të ketë luftim të ashpër ndërsa beteja për shpirtrat fillon. Lutuni për të gjithë ata shpirtra të gjorë që kanë nevojë për mbrojtjen e Mëshirës së Birit tim.
I ligu do të bëjë gjithçka që të mundet për t’i larguar fëmijët nga Dora e Mëshirës së Birit tim.

Sa shumë nga shpirtrat e mi të gjorë dhe të humbur nuk e kanë idenë për betejën që tashmë ka filluar dhe që udhëhiqet nga i ligu. Ditët e tij tani janë të shkurtra, bija ime, por ti duhet të bësh gjithçka të mundesh për ta ndihmuar Birin tim të shtrenjtë që t’i shpëtojë këta njerëz para se të jetë tepër vonë.

Ti, bija ime, duhet të vazhdosh të më kërkosh mua mbrojtje, sepse ti tani po bëhesh një gjemb i vërtetë i ngulur në anën e të ligut. Qëndro vigjilente në çdo moment. Lutja është e rëndësishme dhe ti duhet t’iu kërkosh të tjerëve që të luten për ty.

Lutu për Papa Benediktin, sidomos tani sepse edhe ai gjithashtu është i sulmuar. Kurrë mos u lëkund në Punën tënde për Birin tim, sepse ti, bija ime, duhet të qëndrosh deri në përfundim, për të përmbushur profecitë e parathëna shumë kohë më parë.

Mbaje mend, unë të mbuloj ty me Mantelin tim të Shenjtë në çdo kohë.

Nëna juaj Qiellore
Mbretëresha e Trëndafilave

(Shënim: ky mesazh u mor pas një shfaqjeje të plotë të Nënës së Bekuar, që zgjati 20 minuta në të cilën ajo u duk shumë e trishtuar. Maria e Mëshirës Hyjnore)

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/11/16/virgin-mary-pray-for-pope-benedict/