Kerko Mesazhet ketu

Sunday 15 May 2016

Virgjëra Mari: Dhurata ime për ta mundur dhe shkatërruar gjarprin

E Martë, 29 Nëntor 2011, në 21:00
  
Fëmija im, tregoju te gjithë atyre ndjekësve të Birit tim te dashur, Jezu Krishtit, se ata duhet ta kërkojnë mbrojtjen time në çdo kohë. Ditët e Satanit po shkojnë me shpejtësi drejt fundit dhe shumë fëmijë janë te pambrojtur ndaj tundimeve te tij.

Duke më kërkuar mua mbrojtjen dhe hiret e mia të veçanta, Satani nuk do t’i lëndojë fëmijët e mi apo t’i largojë ata nga Biri im. 

Secili është një shënjestër e Satanit sot ndërsa ai endet kudo duke kërkuar rrënimin e shpirtrave. Sulmet e tij janë ndër më të egrat kur ju jeni ndjekës të devotshëm të Hyjit dhe kur ju keni një besim te fortë. Urrejtja e tij për të tillë shpirtra do t’iu shkaktojë atyre dhimbje dhe konfuzion.

Ai, mashtruesi, ka vetëm një qëllim dhe ai është që t’i joshë të gjithë shpirtrat për ta ndjekur atë në mënyrë që ai të mund t’ua shkatërrojë mundësitë e shpëtimit të përjetshëm.

Lutuni në çdo moment që ju mund të kurseni për mbrojtjen time kundër të ligut. Mua më është dhënë Dhurata e madhe nga Ati im qiellor për ta mundur dhe shkatërruar gjarprin. 

Kur ju të ktheheni tek unë për ndihmë, unë gjithmonë do t’ju ndihmoj që të ktheheni tek Biri im për ngushëllimin që ju me aq dëshpërim e kërkoni dhe që do t’ua qetësojë shpirtin.

Lutuni, lutuni, lutuni dhe recitoni 
Rruzaren time të Shenjtë sepse ajo është arma më e fuqishme për ta penguar Satanin të shkatërroj jetën tuaj.

Faleminderit që iu përgjigje thirrjes time, fëmija im, sepse unë kisha nevojë të ta rikujtoja urgjencën e thirrjes së ndihmës sime, sepse ti je nën sulm të egër gjatë kësaj faze në Misionit tënd.

Shko në paqe. 
                        
Nëna jote Qiellore
Maria, Mbretëresha e Qiellit