Kerko Mesazhet ketu

Thursday 23 June 2016

Unë u pata akuzuar për herezi dhe blasfemi kur Unë eca në Tokë

E Hënë, 26 Dhjetor 2011, në 15:50

Unë Jam Jezusi yt, i Cili kurrë nuk të braktis, pavarësisht se sa shumë ti vuan. Unë Jam Alfa dhe Omega, Biri i Hyjit i bërë njeri dhe i lindur prej Virgjërës së Papërlyer Mari.

Bija Ime e dashur, ngrihu mbi këtë shpërthim të papritur të vuajtjes dhe kurrë mos e harro numrin e shpirtrave që po shpëton në vazhdimësi.

Fëmijët e Mi duhet ta vuajnë pastrimin me qëllim që shpirtrat e tyre të pastrohen në këtë kohë. Prandaj ata duhet të mësohen me këtë. Shumë nga fëmijët e Mi janë akoma duke u pastruar përpara se Paralajmërimi të ndodhë. Me kohën ata do ta kuptojnë se përse kjo po iu ndodh atyre, bija Ime.   

Engjëjt janë me ty gjatë gjithë kohës, si kurrë më parë. Sepse ti, bija Ime, tani do të tërheqësh numrin më të madh të sulmeve, deri tani, për shkak të këtyre Mesazheve.

Çdo Fjalë që Unë shqiptoj do të bëhet copë copë tani.

Çdo mësim dhe e Vërteta që Unë përpiqem t’ia komunikoj botës tani, do të vihet në pyetje dhe do të konsiderohet të jetë blasfemuese.

Fjala Ime e Shenjtë, kur iu mësua ndjekësve të Mi kur Unë eca në Tokë u kritikua gjithashtu.

Unë u pata akuzuar për herezi, blasfemi dhe për faljen e mëkatarëve, kur Unë eca mes popullit Tim. Fjala Ime nuk ishte pranuar atëherë në shumë qarqe dhe sidomos midis priftërinjve dhe Farizenjve.

Bija Ime, këta njerëz, përçmimet krenare të të cilëve, për arsye të njohurive të tyre të vet-shpallura mbi Shkrimin, vazhdojnë t’i sulmojnë këto Mesazhe, dhe do të jenë ofenduesit më të këqinj. Ata me arrogancë do të argumentojnë se interpretimi i tyre i gabuar mbi Ungjillin e Shenjtë është më i rëndësishëm se e Vërteta.

Krenaria e tyre i pengon ata ta dallojnë Zërin Tim kur po i komunikohet botës sot.

Kurrë mos u angazho me këta shpirtra të gjorë, bija Ime, sepse ata nuk janë të Dritës. Për fat të keq, ata e besojnë veten se janë. Mos harro, ata që i nënvlerësojnë dhe i përçmojnë të tjerët në Emrin Tim nuk më përfaqësojnë Mua.

Ata nuk tregojnë dashuri, mirëkuptim apo përulësi.

Këto sulme janë duke u zhvilluar për të ndaluar ty në këtë Punë dhe për të krijuar dyshime të reja në mendjen tënde. Lutu për këta njerëz. Shpërfilli ata. Përqendrohu vetëm tek Zëri Im dhe mos lejo që kjo Punë e Shenjtë të ndikohet në këtë mënyrë.

Satani po punon aktivisht brenda këtyre shpirtrave dhe do të përdorë çdo lloj forme argumenti dinak për të sabotuar këto Mesazhe nga Buzët e Mia. Duke u angazhuar apo duke reaguar ndaj këtyre sulmeve, ti i jep Satanit fuqinë që ai kërkon.

Shko tani e qetë. Vazhdo të shikosh përpara dhe qëndro e bindur ndaj dëshirave të Mia gjatë gjithë kohës. Kujtohu se ti më ke dhuruar Mua dhuratën e vullnetit tënd të lirë. Prandaj, më lejo Mua të të drejtoj. 

Ki besim tek Unë plotësisht.

Unë të dua.

Jezusi juaj

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2011/12/26/i-was-accused-of-heresy-and-blasphemy-when-i-walked-the-earth/