Kerko Mesazhet ketu

Thursday 12 October 2017

Nëna e Shpëtimit: Sa shumë shpirtra zgjedhin t’i shpërfillin shenjat që unë sjell

E Martë, 10 Janar 2012, në 20:30

Fëmija im, ti duhet t’i tregosh botës mbi rëndësinë e lutjes në këtë kohë.

Fëmijët e Mi po vuajnë kudo në çdo vend.
Është e rëndësishme që të gjithë fëmijët e Hyjit të bashkohen në këtë kohë me qëllim që errësira të hiqet përfundimisht nga Toka.

Sa lotoj me hidhërim kur ata shpirtra zgjedhin t’i shpërfillin vizitat e mia tek vizionarët në Tokë. Sa shumë zgjedhin t’i shpërfillin shenjat që unë i sjell për të siguruar që besimi të mund të rivendoset.

Sa të ftohta janë zemrat e tyre, përfshirë edhe ato të priftërinjve dhe klerikëve, që janë të verbër ndaj të Vërtetës, që shumë kohë është çuar kot.

Veç po t’i kishin hapur zemrat e tyre ndaj Mesazheve që unë i kam dhënë botës, atëherë më shumë shpirtrave do t’iu kishte qenë dhënë ushqimi që iu nevojitej.

Këto janë ditët përfundimtare kur fjalët e mia të inkurajimit duhet të dëgjohen.

Lutuni, lutuni, lutuni që Zëri i Birit tim të dëgjohet ashtu siç kërkohet.

Si mendonit, fëmijë, se Ai nuk do ta përgatiste njerëzimin për Mëshirën e Tij të Madhe?

Këtë, Ai tani po fillon ta arrijë, përmes konvertimit të sa më shumë shpirtrave të jetë e mundur.

Planet e Tij janë të kompletuara, me një përjashtim – Ai ka nevojë për më shumë lutje sepse pa lutje të tilla, shpirtrat do të humbasin tek mashtruesi.

Bija ime, Biri im do të sjellë lehtësimin e shumë-kërkuar tek fëmijët e Tij të dashur së shpejti.

Në Mëshirën e Tij, Ai tani gjithashtu do ta përgatisë botën për Ardhjen e Tij të Dytë.

Lutuni që të gjithë ata, të cilët besojnë në Birin tim, t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Mesazheve të Tij të Shenjta.

Nëse ata i dëgjojnë dhe i ndjekin udhëzimet e Tij, gjithçka do të shkojë mirë.

Nëse ata e shpërfillin Paralajmërimin, të dhënë atyre prej Dashurisë së Pastër, ata do t’u mohojnë të tjerëve mundësinë e shpëtimit.

Unë i bëj thirrje bujarisë së shpirtrave që t’ia premtojnë besnikërinë e tyre Birit tim të dashur, duke marshuar me Atë drejt Mbretërisë së Lavdishme në Parajsën e Re.

Lajmëtarët janë dërguar në botë për disa kohë për të ndihmuar që ta përgatisin botën për këtë Ngjarje të Madhe.

Fazat finale janë tani gati.

Dëgjojeni tani zërin e Birit tim kur Ai flet me ju. Mos e refuzoni Atë.

Nëna juaj e dashur
Mbretëresha e Qiellit
Nëna e Shpëtimit

https://fatherofloveandmercy.wordpress.com/2012/01/10/virgin-mary-so-many-souls-choose-to-ignore-the-signs-i-give/