170 LUTJET E KRYQËZATËS - Jezusi për Njerëzimin

Lutja e Kryqëzatës 1
Dhurata ime për Jezusin për të shpëtuar shpirtrat
Zakonisht e lutur çdo ditë.
Më i dashuri Jezusi im, Ti që na do neve aq shumë, më lejo mua në mënyrën time të përulët të ndihmoj për të shpëtuar shpirtrat e Tu të çmuar. Ki Mëshirë për të gjithë mëkatarët, pavarësisht se sa rëndë ata të ofendojnë Ty. Më lejo që përmes lutjes dhe vuajtjes, të ndihmoj ato shpirtra që mund të mos i mbijetojnë Paralajmërimit për të kërkuar një vend pranë Teje në Mbretërinë Tënde. Dëgjoje lutjen time, O Jezus i ëmbël, për të të ndihmuar Ty t’i fitosh ato shpirtra që Ti i dëshiron me ëndje. O Zemra e Shenjtë e Jezusit, unë të premtoj besnikërinë time ndaj Vullnetit Tënd Më të Shenjtë në çdo kohë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 2 
Lutje për udhëheqësit botërorë
Ati im i Përjetshëm, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë kërkoj që Ti t’i mbrosh fëmijët e Tu nga persekutimi që po komplotohet nga forcat botërore kundër kombeve të pafajshme. Unë lutem për faljen e mëkatit të atyre shpirtrave që janë shkaku i kësaj vuajtje, që ata të mund të kthehen tek Ti me zemra të përulura e të penduara. Të lutem jepi fëmijëve të Tu të torturuar forcën për t’i duruar këto vuajtje në shpërblim për mëkatet e botës, përmes Krishtit Zotit Tonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 3 
Çliroje botën nga frika
O Zoti im Jezu Krisht, unë të lutem Ty që ta çlirosh botën nga frika, e cila i shkëput shpirtrat prej Zemrës Tënde të dashur. Unë lutem që shpirtrat, që do të përjetojnë frikë të vërtetë gjatë Paralajmërimit, të ndalojnë dhe ta lejojnë Mëshirën Tënde t’i vërshojë shpirtrat e tyre, në mënyrë që të jenë të lirë të të duan Ty ashtu siç duhet. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 4 
Bashkoji të gjitha familjet
Bashkoji të gjitha familjet, Jezus, gjatë Paralajmërimit, që të mund të marrin Shpëtimin e Përjetshëm. Unë lutem që të gjitha familjet të qëndrojnë të bashkuara në unitet me Ty, Jezus, në mënyrë që të mund të trashëgojnë Parajsën Tënde të Re në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 5 
Lavdërim Hyjit Më të Lartit
Jezusi: ”Bija Ime, bota duhet ta ofrojë këtë lutje të veçantë në lavdërim dhe falënderim ndaj Hyjit Atë për Mëshirën që Ai po i ofron mbarë botës.” /21.11.2011, 19:00/ 
O Ati i Përjetshëm, ne të ofrojmë Ty lutjet tona në falënderim të gëzueshëm për Dhuratën Tënde të çmuar të Mëshirës për të gjithë njerëzimin. Ne gëzojmë dhe të ofrojmë Ty, Mbretit Më të Lavdishëm, lavdërimin dhe adhurimin tonë për Mëshirën Tënde të dashur dhe të butë. Ti, Hyji Më i Larti, je Mbreti ynë dhe për këtë Dhuratë që Ti tani na e sjell, ne dergjemi para Këmbëve të Tua në shërbim të përulët. Të lutemi, Hyj, ki Mëshirë për të gjithë fëmijët e Tu. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 6 
Lutje për të ndaluar antikrishtin
O Jezus, unë lutem që Hyji në Mëshirën e Tij ta pengojë antikrishtin dhe ushtrinë e tij djallëzore nga shkaktimi i terrorit dhe sjellja e vështirësive mbi fëmijët e Tu. Ne lutemi që ai të ndalohet dhe që dora e ndëshkimit të shmanget përmes kthimit në besim të arritur gjatë Paralajmërimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 7 
Lutje për ata që refuzojnë Mëshirën
Jezusi: “ Kjo është Lutja që ata duhet të thonë për të lypur Mëshirë për shpirtrat në errësirë.” /22.11.2011, 20:00/
Jezus, unë të lutem Ty që t’i falësh ata mëkatarë, aq të errët në shpirt, të cilët do ta refuzojnë Dritën e Mëshirës Tënde. Fali ata, Jezus, unë të përgjërohem Ty, për t’i shëlbuar ata nga mëkatet prej të cilave e kanë aq të vështirë të shkëputen. Vërshoi zemrat e tyre me Rrezet e Tua të Mëshirës dhe jepu atyre mundësinë që të kthehen në përqafimin Tënd. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 8 
Rrëfimi
Jezusi: ”Kjo lutje duhet të thuhet për të lypur mëshirë për faljen e mëkateve gjatë dhe pas Paralajmërimit.” /22.11.2011, 20:30/
Më i dashuri Jezus, unë kërkoj faljen Tënde për të gjitha mëkatet e mia dhe për lëndimin dhe dëmin që i kam shkaktuar të tjerëve. Unë me përulësi lutem për Hiret për të shmangur që të fyej Ty përsëri dhe të ofroj pendesë sipas Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë. Unë të lutem për faljen e çdo fyerjeje të ardhme që mund të kryej dhe që do të të shkaktojë Ty dhimbje dhe vuajtje. Më merr me Ty në Epokën e Re të Paqes, që unë të mund të bëhem pjesë e familjes Tënde përjetësisht. Unë të dua Ty, Jezus. Unë kam nevojë për Ty. Unë të nderoj Ty dhe çdo gjë që Ti përfaqëson. Më ndihmo, Jezus, që unë të jem i denjë të hyj në Mbretërinë Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 9 
Ofrimi i vuajtjes si një dhuratë
O Zemra Më e Shenjtë e Jezusit, më mëso të pranoj fyerjet në Emrin Tënd të Shenjtë kur unë e shpall Fjalën Tënde me falënderim të përulur. Më mëso të kuptoj se si poshtërimi, dhimbja dhe vuajtja më sjellin më pranë Zemrës Tënde të Shenjtë. Më lejo t’i pranoj të tilla sprova me dashuri dhe bujari në shpirt, që të mund t’i paraqes ato si dhuratat kaq të shtrenjta për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 10 
Mbajtja e Flakës së Dashurisë Tënde
Na ndihmo, Jezus i dashur, që të ngrihemi pa frikë në Emrin Tënd dhe ta mbajmë Flakën e Dashurisë Tënde nëpër të gjitha kombet. Na dhuro ne, fëmijëve të Tu, forcën për t’i bërë ballë abuzimit që do të hasim mes të gjithë atyre që nuk janë besimtarë të vërtetë në Mëshirën Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 11 
Ndaloje urrejtjen ndaj vizionarëve
O Zemra e Shenjtë e Jezusit, të lutem ndaloje urrejtjen dhe xhelozinë që ekziston mes ndjekësve të Tu, ndaj vizionarëve të Tu të vërtetë në këto kohë. Unë lutem që Ti ta dëgjosh lutjen time për t’i dhënë vizionarëve të Tu forcën që u nevojitet për ta shpallur Fjalën Tënde Më Të Shenjtë tek një botë jobesimtare. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 12 
Lutje për të shmangur mëkatin e krenarisë
O Jezusi im, më ndihmo të shmang mëkatin e krenarisë kur unë flas në Emrin Tënd. Më fal, nëse ndonjëherë e nënvlerësoj dikë në Emrin Tënd të Shenjtë. Më ndihmo të dëgjoj, Jezus, kur Zëri Yt flitet dhe më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që ta dalloj qartë të Vërtetën e Fjalës Tënde kur Ti e thërret njerëzimin. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 13 
Lutje për të kërkuar imunitet
Hyji Atë: “Premtimi im solemn fëmijë, për të gjithë ata prej jush që më thërrasin Mua në emër të Birit Tim të dashur, Jezu Krishtit, për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat tuaja, është se atyre do t’u dhurohet imunitet i menjëhershëm. Hire të veçanta do t’i jepen secilit prej jush që kryen një muaj të plotë lutjesh për shpirtrat e tyre. Këtu është çfarë Unë ju kërkoj të thoni” /18.12.2011, 15:10/
O Ati Qiellor, përmes Dashurisë së Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, Vuajtja e të Cilit në Kryq na shpëtoi nga mëkati, të lutem shpëtoji të gjithë ata që akoma e refuzojnë Dorën e Tij të Mëshirës.
Vërshoi shpirtrat e tyre, Atë i dashur, me shenjën Tënde të Dashurisë. Unë të lutem Ty, Ati Qiellor, dëgjoje lutjen time dhe shpëtoji këto shpirtra nga mallkimi i përjetshëm. Përmes Mëshirës Tënde lejoi ata të jenë të parët të hyjnë në Epokën e Re të Paqes në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 14 
Lutje Hyjit Atë për mbrojtje kundër luftës bërthamore
O Ati I Gjithëpushtetshëm, Hyji Më I Larti, të lutem ki Mëshirë mbi të gjithë mëkatarët. Hapi zemrat e tyre që të pranojnë Shpëtimin dhe të marrin një bollëk me Hire. Dëgjoji lutjet e mia për familjen time dhe bëj të mundur që gjithsecili të gjejë hir në Zemrën Tënde të Dashur. O Ati Hyjnor Qiellor, mbroji të gjithë fëmijët e Tu në Tokë nga ndonjë luftë bërthamore apo nga akte të tjera që po planifikohen për të shkatërruar fëmijët e Tu. Na ruaj nga çdo e keqe dhe na mbro. Na ndriço që t’i hapim sytë, ta dëgjojmë dhe ta pranojmë të Vërtetën e Shpëtimit tonë, pa asnjë frikë në shpirtrat tonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 15 
Falënderim për Dhuratën e Mëshirës Hyjnore
O Ati im Qiellor, ne të nderojmë Ty me një vlerësim të thellë për Sakrificën që Ti bëre kur Ti dërgove një Shpëtimtar në botë. Ne të ofrojmë Ty, me gëzim dhe falënderim, lutjen tonë me mirënjohje të përulët për Dhuratën që Ti tani i jep fëmijëve të Tu, Dhuratën e Mëshirës Hyjnore. O Hyji Më i Larti, na bëj të denjë për ta pranuar këtë Mëshirë të Madhe me mirënjohje. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 16 
Për të pranuar Hiret e ofruara gjatë Paralajmërimit
O Jezusi im, më bëj të fortë gjatë kësaj prove të Mëshirës Tënde të Madhe. Më jep hiret e nevojshme për t’u bërë i vogël në Sytë e Tu. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm. M’i fal mëkatet e mia dhe më trego Dashurinë dhe dorën e miqësisë Tënde. Më pushto në krahët e Familjes së Shenjtë, që ne të gjithë të bëhemi një përsëri. Unë të dua Ty, Jezus, dhe premtoj se nga kjo ditë e tutje unë do ta shpall Fjalën Tënde të Shenjtë pa frikë në zemër dhe me pastërtinë e shpirtit përherë e përgjithmonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 17 
Lutja e Nënës së Shpëtimit për shpirtrat e errët
O Zemra e Papërlyer e Marisë, Nëna e Shpëtimit dhe Ndërmjetësja e të Gjitha Hireve, ti që do të marrësh pjesë në Shpëtimin e njerëzimit nga ligësia e Satanit, lutu për ne. Nëna e Shpëtimit, lutu që gjithë shpirtrat të mund të shpëtohen dhe të pranojnë Dashurinë dhe Mëshirën e treguar nga Biri yt, Zoti Ynë Jezu Krishti, i Cili vjen përsëri për të shpëtuar njerëzimin dhe për të na dhënë shansin (ose mundësinë) e Shpëtimit të Përjetshëm. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 18 
Ndaloje antikrishtin dhe grupin e tij
O Jezus i dashur, shpëtoje botën nga antikrishti. Na mbro nga kurthet e liga të Satanit. Shpëtoji të mbeturit e fundit të Kishës Tënde nga e keqja. Jepu të gjitha Kishave të Tua forcën dhe Hiret e duhura për t’u mbrojtur kundër luftërave dhe persekutimit të planifikuar nga Satani dhe ushtria e tij e terroristëve. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 19
Lutje për të rinjtë
O Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të lutesh për Mëshirë për shpirtrat e rinj që janë në errësirë të tmerrshme, që ata ta njohin Birin tënd të dashur, kur Ai të vijë për të Shpenguar të gjithë njerëzimin. Që asnjë shpirt të mos rrëzohet. Që asnjë shpirt të mos e refuzojë Mëshirën e Tij të Madhe. Unë lutem, Nënë, që të gjithë të shpëtohen dhe të kërkoj ty, t’i mbulosh këto shpirtra me Mantelin tënd të Shenjtë për t’ju siguruar atyre mbrojtjen që ju nevojitet nga mashtruesi. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 20 
Ndalo shkatërrimin e botës nga antikrishti
O Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, unë të thërras Ty për të parandaluar antikrishtin nga zënia në kurth e shpirtrave të fëmijëve të Tu. Unë të lutem Ty, Atë i Gjithëpushtetshëm, për ta ndaluar atë së ushtruari terror mbi fëmijët e Tu. Unë të lutem Ty që ta ndalosh atë së infektuari Krijimin Tënd dhe të kërkoj Ty që të kesh Mëshirë ndaj atyre shpirtrave të gjorë që do të jenë të pafuqishëm kundër tij. Dëgjoje lutjen time, Atë i dashur dhe shpëtoji të gjithë fëmijët e Tu nga kjo e keqe e tmerrshme.
Amen.

Lutja e Kryqëzatës 21 
Falënderim Hyjit Atë për Shpëtimin e njerëzimit
Ne të lëvdojmë Ty dhe të falënderojmë Ty, O Hyji i Shenjtë, Krijuesi i Plotfuqishëm i njerëzimit, për Dashurinë dhe Dhembshurinë që Ti ke për njerëzimin. Ne të falënderojmë Ty për Dhuratën e Shpëtimit që Ti po i dhuron fëmijëve të Tu të ngratë. Ne të lutemi Ty, O Zot, që t’i shpëtosh ata që ndjekin të ligun dhe që zemrat e tyre të hapen ndaj të Vërtetës së Jetës së tyre të Përjetshme. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 22 
Që Priftërinjtë Katolikë të mbështesin Mësimet e Kishës
O Jezusi im i dashur, më mbaj të fortë dhe mbaje të ndezur flakën e dashurisë sime për Ty, në çdo moment të ditës sime. Kurrë mos e lër këtë flakë të dashurisë për Ty të zbehet apo të shuhet. Kurrë mos më lër të bëhem i dobët para tundimit. Më jep Hiret e duhura për të nderuar thirrjen time rregulltare, përkushtimin tim, besnikërinë time – dhe për të mbështetur Mësimet e Kishës Katolike tradicionale. Unë të ofroj Ty besnikërinë time, në çdo kohë. Unë të premtoj pjesëmarrjen time për të luftuar në Ushtrinë Tënde, që Kisha Katolike të mund të ngrihet përsëri e lavdishme për të të mirëpritur Ty, Jezus i dashur, kur Ti të vish përsëri. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 23 
Për Sigurinë e Papa Benediktit
O Ati im i Përjetshëm, në emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe të vuajtjeve që Ai duroi për të shpëtuar botën nga mëkati, unë lutem tani që Ti ta mbrosh Zëdhënësin Tënd të Shenjtë, Papa Benediktin, Kreun e Kishës Tënde në Tokë, që edhe ai të mund të ndihmojë për të shpëtuar fëmijët e Tu dhe të gjithë shërbëtorët e Tu të shenjtë nga fshikullimi i Satanit dhe i mbretërisë së tij të engjëjve të rënë, që enden nëpër Tokë duke vjedhur shpirtra. O Atë, mbroje papën Tënd, që fëmijët e Tu të mund të udhëhiqen në Udhën e Vërtetë, drejt Parajsës Tënde të Re në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 24
Dhuratë për Faljen e Plotë të mëkateve
Kjo lutje është për Katolikë dhe jo-Katolikë; Katolikët duhet akoma të shkojnë të Rrëfehen rregullisht, ashtu si kërkohet nga Jezusi.
Jezusi: “Ju duhet të tregoni pendesë të vërtetë dhe të shkoni të Rrëfeheni, tani. Nëse ju nuk mund të shkoni të Rrëfeheni atëherë thoni Lutjen Time të Kryqëzatës 24. /9.02.2012, 15:00/
“Ata [ata që dëshirojnë të marrin këtë favor] duhet të thonë këtë lutje për shtatë ditë rresht dhe atyre do t’u jepet Dhurata e Shfajësimit të Plotë dhe Fuqia e Shpirtit të Shenjtë.” /31.01.2012, 21:30/
O Jezusi im, Ti je Drita e Tokës. Ti je Flaka që i prek të gjithë shpirtrat. Mëshira dhe Dashuria Jote nuk njohin kufi. Ne nuk jemi të denjë për Sakrificën që Ti bëre me vdekjen Tënde në Kryq, dhe prapë ne e dimë se Dashuria Jote për ne është më e madhe se dashuria që ne mbajmë për Ty. Na dhuro, O Zot, Dhuratën e përulësisë, që ne ta meritojmë Mbretërinë Tënde të Re. Na mbush me Shpirtin e Shenjtë, që ne të mund të marshojmë përpara dhe të udhëheqim Ushtrinë Tënde për të shpallur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe të përgatisim vëllezërit dhe motrat tona për Lavdinë e Ardhjes Tënde të Dytë në Tokë. Ne të nderojmë Ty. Ne të Lavdërojmë Ty. Ne të ofrojmë veten tonë, shqetësimet tona dhe vuajtjet tona si një dhuratë për Ty, për të shpëtuar shpirtrat. Ne të duam Ty, Jezus. Ki Mëshirë për gjithë fëmijët e Tu, kudo që të jenë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 25 
Për mbrojtjen e vizionarëve nëpër botë
O Hyji Më i Larti, unë të lutem Ty të ofrosh mbrojtje për të gjithë lajmëtarët e Tu të shenjtë nëpër botë. Unë lutem që ata të mbrohen nga urrejtja e të tjerëve. Unë kërkoj që Fjala Jote Më e Shenjtë të përhapet shpejt, në mbarë botën. Mbroji lajmëtarët e Tu nga fyerjet, abuzimet, gënjeshtrat dhe nga çdo lloji rreziku. Mbroji familjet e tyre dhe mbuloji ata me Shpirtin e Shenjtë, në çdo kohë, në mënyrë që Mesazhet që ata i japin botës të pranohen me zemër të penduar dhe të përulur. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 26 
Lusni Rruzaren për të ndihmuar që të shpëtoni kombin tuaj
Nëna e Shpëtimit: “Aq e rëndësishme është kjo Lutje sa tani duhet të bëhet një Lutje Kryqëzate, në të drejtën e vet.” /5.02.2012, 13:15/
Lutja e Kryqëzatës 26 është Rruzarja e Shenjtë ashtu siç lutet zakonisht. Për shkak të rëndësisë së saj, Rruzarja e Shenjtë është një Lutje Kryqëzate në të drejtën e vet. Neve na kërkohet në Mesazhe që ta recitojmë Rruzaren çdo ditë dhe sa më shpesh që të jetë e mundur. Zakonisht, tre mistere luten çdo ditë (të gëzimit, të dhimbjes dhe të lavdisë); por mund të shtohet edhe misteri i dritës. Ka gjithashtu një format javor të Rruzares për ata që lusin vetëm një mister në ditë; i gëzimit – të hënën dhe të shtunën, i dhimbjes – të martën dhe të premten, i lavdisë – të mërkurën dhe të dielën dhe i dritës – të enjten. Neve na kërkohet në Mesazhe nga Nëna e Shpëtimit që të lusim Rruzaren për të ndihmuar të shpëtojmë kombin tonë. Zonja Jonë i porositi njerëzit që të thonë Rruzaren e saj të Shenjtë – të tre Misteret – për të ndihmuar të shpëtojnë kombin dhe familjen e tyre, çdo ditë.
Lutje përpara Rruzares
O Mbretëresha e Rruzares së Shenjtë, Ti u denjove të vish në Fatima për t’i zbuluar tre fëmijëve barinj, thesaret e Hireve të fshehura në Rruzare. Frymëzoje zemrën time me dashuri të sinqertë për këtë përkushtim, në mënyrë që duke medituar Misteret e Shëlbimit tonë, të cilat kujtohen në të, unë të mund të pasurohem me frytet e saj, të përftoj paqe për botën, kthimin e mëkatarëve dhe të Rusisë dhe Hiret që unë i kërkoj nga Ty në këtë Rruzare. (Përmendni këtu kërkesën tuaj). Unë e kërkoj këtë për Lavdinë më të madhe të Hyjit; për vetë nderin Tënd dhe për të mirën e shpirtrave, veçanërisht për timin. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 27 
Lutje për paqe në botë
O Jezusi im, unë kërkoj Mëshirë për ata që vuajnë nga luftërat e tmerrshme. Unë lutem që paqja të vendoset në ato kombe të torturuara që janë të verbër ndaj të Vërtetës së Ekzistencës Tënde. Të lutem mbuloji këto kombe me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, që të ndalojnë përpjekjet e tyre për pushtet mbi shpirtra të pafajshëm. Ki Mëshirë mbi të gjitha vendet e Tua që janë të pafuqishme kundër mizorive të liga që mbulojnë tërë botën. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 28 
Për bashkimin e të gjitha Kishave të Krishtere
O Hyji Më I Larti, ne gjunjëzohemi para Teje për t’u lutur për bashkimin e të gjithë fëmijëve të Tu në luftën për të ruajtur Kishat e Tua të Krishtera në Tokë. Mos i lejo ndryshimet tona të na përçajnë në këtë kohë të braktisjes së madhe të besimit nëpër botë. Në dashurinë tonë për Ty, Atë i dashur, ne të lutemi Ty të na japësh Hiret për ta dashur njëri-tjetrin në Emër të Birit Tënd të dashur, Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit. Ne të adhurojmë Ty. Ne të duam Ty. Ne bashkohemi të luftojmë për forcën për t’i ruajtur Kishat e Tua të Krishtera në Tokë në sprovat që mund të hasim në vitet në vazhdim. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 29
Mbroje praktikën e Krishtërimit
O Zoti im Jezu Krisht, unë të lutem Ty që ta vërshosh Shpirtin Tënd të Shenjtë përmbi të gjithë fëmijët e Tu. Unë të lutem Ty që të falësh ata që kanë urrejtje në shpirtrat e tyre për Ty. Unë lutem që ateistët t’i hapin zemrat e tyre të ngurtësuara, gjatë Mëshirës Tënde të Madhe dhe që fëmijët e Tu, që të duan Ty, të mund të nderojnë Ty me dinjitet për t’u ngritur përmbi gjithë persekutimin. Të lutem mbushi të gjithë fëmijët e Tu me Dhuratën e Shpirtit Tënd, që të mund të ngrihen me kurajë dhe të udhëheqin Ushtrinë Tënde në betejën përfundimtare kundër Satanit, demonëve të tij dhe të gjithë atyre shpirtrave që janë skllevër të premtimeve të tij të rreme. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 30
Lutje Hyjit Atë për të shmangur luftën, urinë dhe persekutimin fetar
Hyji Atë: “Lutja tek Unë, Ati juaj, duhet tani të përfshihet në lutjet tuaja të përditshme me këtë Lutje të veçantë të Kryqëzatës.” /14.02.2012, 18:00/
O Ati im i Përjetshëm, Hyji Krijues i Universit, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, unë të lutem Ty të na bësh të të duam Ty më shumë. Na ndihmo të jemi të guximshëm, të patrembur dhe të fortë përballë vështirësive dhe pranoji sakrificat tona, vuajtjet dhe sprovat tona si një dhuratë përpara Fronit Tënd për të shpëtuar fëmijët e Tu në Tokë. Zbuti zemrat e shpirtrave të papastër. Hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde, që të mund të bashkohen me të gjithë fëmijët e Tu në Parajsën në Tokë që Ti me dashuri e ke krijuar për ne sipas Vullnetit Tënd Hyjnor. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 31
Lutja e Zinxhirit të Mbrojtjes
O Jezusi im, lër që lutja ime të thërrasë Shpirtin Tënd të Shenjtë që të zbresë mbi ata udhëheqës të shtyrë nga epshi, lakmia, koprracia dhe krenaria, që të ndalojnë persekutimin e fëmijëve të Tu të pafajshëm. Unë të lutem Ty të ndalosh varfërinë, urinë dhe luftërat që po i gëlltisin fëmijët e Tu dhe unë lutem që udhëheqësit Evropianë t’i hapin zemrat e tyre ndaj të Vërtetës së Dashurisë Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 32
Për të ndaluar legalizimin e abortit në Irlandë
O Nëna e Shpëtimit, lutu që bijtë e tu në Irlandë ta parandalojnë veprën djallëzore të abortit që po sillet mbi ne. Mbroje këtë komb të shenjtë nga të zhyturit më thellë në dëshpërim prej errësirës që e mbulon vendin tonë. Na çliro nga i ligu që kërkon të shkatërrojë fëmijët e tu akoma të pa lindur. Lutu që këta udhëheqës të kenë kurajën për t’i dëgjuar ata që e duan Birin tënd, dhe kështu, të ndjekin Mësimet e Zotit Tonë Jezu Krishtit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 33
Lutja e Vulës së Zotit të Gjallë
Hyji Atë: “Që ta dëshmoni Vulën Time dhe ta pranoni atë me dashuri, gëzim dhe mirënjohje.” /20.02.2012, 00:20/
Hyji Atë kërkon që të gjithë ta pranojmë këtë Vulë si një Mbrojtje për secilin dhe çdonjërin prej nesh dhe familjeve tona, gjatë periudhës që i prin Ardhjes së Dytë të Krishtit. 
Jezusi: “Unë dëshiroj tani që secili prej jush të recitojë prej kësaj dite, dhe çdo ditë prej tani e tutje, Lutjen numër 33 të Kryqëzatës dhe që ju të mbani një kopje të Vulës së Zotit të Gjallë pranë jush.” /9.11.2014, 15:20/
O Hyji im, Ati im i dashur, unë e pranoj me dashuri dhe mirënjohje Vulën Tënde Hyjnore të Mbrojtjes. Hyjnia Jote e mbështjell trupin dhe shpirtin tim përjetësisht. Unë përkulem në falënderim të përulur dhe e ofroj dashurinë dhe besnikërinë time të thellë tek Ti, Ati im i Dashur. Unë të lutem Ty të më mbrosh mua dhe të dashurit e mi me këtë Vulë të veçantë dhe unë e kushtoj jetën time në shërbimin Tënd në shekuj të shekujve. Unë të dua Ty, Atë i Dashur. Unë të ngushëlloj Ty në këto kohë, Atë i Dashur. Unë të ofroj Ty Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd fort të dashur, në shpërblim për mëkatet e botës dhe për Shpëtimin e gjithë bijve të Tu. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 34
Dhurata ime e agjërimit për Jezusin (agjërimi gjatë Kreshmës)
Jezusi: “Këto pak javë të Kreshmës duhet të përdoren për të përgatitur shpirtrat tuaj dhe të atyre të vëllezërve dhe motrave tuaja. Ju lutem të përgatiteni për Javën e Shenjtë dhe për Pashkë duke recituar këtë Lutje të Kryqëzatës” /22.02.2012, 19:00/
O Jezusi im, më ndihmo në mënyrën time të thjeshtë që të imitoj Jetën Tënde të Sakrificës për të shpëtuar njerëzimin. Më lejo të të ofroj Ty dhuratën e agjërimit, një ditë në javë gjatë Kreshmës, për të shpëtuar gjithë njerëzimin, që ata të mund të hyjnë në Portat e Parajsës së Re në Tokë. Unë të ofroj Ty, Jezus i dashur, sakrificën time, me dashuri dhe gëzim në zemrën time. Për të treguar Ty shkallën e dashurisë sime përmes kësaj sakrifice, unë të lutem Ty për Shpëtimin e çdo shpirti që mund të ketë rënë prej Hirit të Zotit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 35
Lutje që shpirtrat të hyjnë në Parajsë
O Jezusi im, më jep ndihmë që të ndihmoj Ty të shpëtosh fëmijët e Tu të mbetur në Tokë.
Unë lutem që Ti, përmes Mëshirës Tënde, do t’i shpëtosh shpirtrat nga fryma e errësirës. Pranoji sprovat, vuajtjet dhe dhimbjet e mia në këtë jetë për të shpëtuar shpirtrat nga zjarri i Ferrit. Më mbush me Hiret për t’i ofruar Ty këto vuajtje me dashuri dhe gëzim në zemrën time, që ne të mund të bashkohemi të gjithë në një në dashurinë për Trininë e Bekuar dhe të jetojmë me Ty si një familje e shenjtë në Parajsë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 36
Më ndihmo të nderoj të Vetmin Zot të Vërtetë
Jezus, më ndihmo, sepse jam i humbur dhe i hutuar. Unë nuk e di të Vërtetën e jetës pas vdekjes.
Më fal nëse të fyej Ty duke nderuar zota të rremë, të cilët nuk janë Zoti i Vërtetë. Më shpëto dhe më ndihmo të shikoj të Vërtetën me qartësi dhe më shpëto nga errësira e shpirtit tim. Më ndihmo të hyj në Dritën e Mëshirës Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 37
Bashkimi i të gjithë Fëmijëve të Zotit
O Jezus i dashur, bashkoji në dashuri të gjithë ndjekësit e Tu të dashur, që të mund ta përhapim të Vërtetën e Premtimit Tënd për Shpëtimin e Përjetshëm nëpër gjithë botën. Ne lutemi që ato shpirtra të vakët, që kanë frikë ta ofrojnë Ty veten e tyre në mendje, trup dhe shpirt, ta hedhin poshtë mburojën e tyre të krenarisë dhe t’i hapin zemrat e tyre ndaj Dashurisë Tënde dhe të bëhen pjesë e familjes Tënde të Shenjtë në Tokë. Përqafoji të gjithë ato shpirtra të humbur, i dashur Jezus, dhe lejoje dashurinë tonë, si vëllezërit dhe motrat e tyre, t'i nxjerri ata nga shkretëtira dhe t'i sjelli ata me ne në Gjirin, Dashurinë dhe Dritën e Trinisë së Shenjtë. Ne e vëmë gjithë shpresën, besimin dhe dashurinë tonë në Duart e Tua të Shenjta. Ne të lutemi Ty ta zgjerosh përkushtimin tonë, që të mund të ndihmojmë të shpëtojmë më shumë shpirtra. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 38
Lutje Shpëtimi për Kishën Katolike
O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, të lutem, lutu për Kishën Katolike në këto kohë të vështira dhe për Papën tonë të dashur Benediktin e XVI-të për ta lehtësuar vuajtjen e tij. Ne të kërkojmë ty, Nëna e Shpëtimit, t’i mbulosh shërbëtorët e shenjtë të Hyjit me Mantelin tënd të Shenjtë, që atyre t’u jepen Hiret për të qenë të fortë, besnikë dhe trima gjatë sprovave që hasin. Lutu gjithashtu që ata të kujdesen për grigjën e tyre sipas Mësimeve të Vërteta të Kishës Katolike. O Nëna e Shenjtë e Hyjit, na jep ne, Kishës tënde të Mbetur në Tokë, Dhuratën e udhëheqjes, që të mund të ndihmojnë në udhëheqjen e shpirtrave drejt Mbretërisë së Birit Tënd. Ne të kërkojmë ty, Nëna e Shpëtimit, që ta mbash mashtruesin larg prej ndjekësve të Birit tënd në përpjekjet e tyre për t’i ruajtur shpirtrat, që të jenë të denjë për të hyrë në Portat e Parajsës së Re në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 39
Për të përgatitur shpirtrat për Parajsën e Re
O Jezus, Shpëtimtari im i dashur, unë të kërkoj Ty të më mbulosh me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund ta flas me autoritet Fjalën Tënde Më të Shenjtë, për të përgatitur të gjithë fëmijët e Hyjit për Ardhjen Tënde të Dytë. Unë të kërkoj Ty, Zoti Jezus, të gjitha Hiret që më duhen, për të arritur tek të gjitha fetë, besimet dhe kombësitë kudo që unë të shkoj. Më ndihmo të flas me Gjuhën Tënde, të qetësoj shpirtrat e ngratë me Buzët e Tua, dhe të dua të gjithë shpirtrat me Dashurinë e veçantë Hyjnore, e cila vërshon prej Zemrës Tënde të Shenjtë. Më ndihmo të shpëtoj shpirtrat, që janë aq pranë Zemrës Tënde dhe më lejo të ngushëlloj Ty, i dashur Jezus, kur shpirtrat e humbur vazhdojnë të refuzojnë Mëshirën Tënde. Jezus, pa Ty unë jam asgjë, por me ndihmën Tënde bujare, do të luftoj në Emrin Tënd për të ndihmuar në shpëtimin e gjithë njerëzimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 40
Lutje për klerikët: që t’i përgatisin shpirtrat për Ardhjen e Dytë
O Jezusi im, unë jam veçse një shërbëtor i përulët dhe kam nevojë për Ty të më udhëzosh, që të mund t’i përgatis shpirtrat për Ardhjen Tënde të Dytë të Lavdishme. Më ndihmo t'i kthej shpirtrat dhe t'i përgatis ata sipas Vullnetit Tënd të Shenjtë, për të qenë të denjë të hyjnë në Qiellin dhe Tokën e Re, që Ti ja premtove gjithë njerëzimit përmes vdekjes Tënde në Kryq. Më jep Hiret e nevojshme, që të arrij ta përcjell Fjalën Tënde ndër shpirtra të etur dhe që kurrë të mos luhatem në detyrën time për Ty, i dashur Jezus, që të premtova besnikërinë time përmes betimit tim të shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 41
Për shpirtrat e jo-besimtarëve
O Jezusi im, ndihmoji fëmijët e Tu të shkretë që janë të verbër ndaj Premtimit Tënd të Shpëtimit.
Unë të kërkoj Ty, me ndihmën e lutjeve dhe vuajtjeve të mia, t’i hapësh sytë e jo-besimtarëve që të mund ta shohin Dashurinë Tënde të butë dhe të vrapojnë në Krahët e Tu të Shenjtë për mbrojtje.
Ndihmoji ata të shohin të Vërtetën dhe të kërkojnë falje për të gjitha mëkatet e tyre, në mënyrë që të shpëtohen dhe të jenë të parët për të hyrë në Portat e Parajsës së Re. Unë lutem për këta shpirtra të gjorë, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë dhe të kërkoj Ty që t’i shfajësosh ata nga mëkatet e tyre. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 42
Lutje e agjërimit për të ndaluar një monedhë për të gjithë botën
Nëna e Shpëtimit: “Bija ime, kërkoi fëmijëve të mi që të bëjnë një ditë agjërim, në të Premten e Zezë, për të parandaluar futjen e një monedhe për të gjithë botën. Lutjet dhe agjërimi juaj mund ta bëjë këtë. Sapo kjo lutje të jetë thënë gjatë agjërimit tuaj, Ati im i Përjetshëm do t’i ndalojë këta njerëz të ushtrojnë ashpërsitë që po i planifikojnë.” /27.03.2012, 18:00/
O Hyji Më i Larti, unë të ofroj Ty dhuratën time të agjërimit, që Ti të ndalosh mbërthimin e së keqes në botë që po planifikohet për t'i mohuar vendit tim ushqimin, përfshirë edhe Bukën e Jetës. Pranoje ofertën time dhe dëgjoji lutjet e mia për kombet e tjera, për t’i mbrojtur ato nga vuajtjet që po planifikohen nga antikrishti. Na shpëto, o Zot i dashur, nga kjo ligësi dhe mbroje besimin tonë që të mund të nderojmë Ty me lirinë e duhur për të të dashur dhe adhuruar Ty në shekuj të shekujve. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 43
Shpëtoji shpirtrat gjatë Paralajmërimit
O Hyj, Ati i Gjithëpushtetshëm, në emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe në përkujtim të vdekjes së Tij në Kryq për të na shpëtuar nga mëkatet tona, unë të lutem Ty që të shpëtosh shpirtrat që nuk mund ta shpëtojnë veten dhe që mund të vdesin në mëkat mortor gjatë Paralajmërimit. Në shpërblim për vuajtjet e Birit Tënd të dashur, unë të lus Ty që t’i falësh ata që nuk janë në gjendje të kërkojnë Shëlbim sepse nuk do të jetojnë mjaft gjatë për t’i kërkuar Jezusit, Birit Tënd, Mëshirën për t’i liruar ata nga mëkati. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 44
Forcë për të mbrojtur Besimin tim kundër profetit të rremë
I dashur Jezus, më jep forcë të përqendrohem në Mësimet e Tua dhe të shpall Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë. Kurrë mos më lejo të tundohem të adhuroj profetin e rremë, i cili do të përpiqet të paraqitet si Ti. Ruaje të fortë dashurinë time për Ty. Më dhuro Hiret për të kuptuar qartësisht, që kurrë të mos e mohoj të Vërtetën e përmbajtur në Biblën e Shenjtë, pavarësisht se sa shumë gënjeshtra do të më paraqiten për të më inkurajuar që t'i kthej shpinën Fjalës Tënde të Vërtetë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 45
Lutje për të mposhtur mendimet negative
O Jezus, unë di shumë pak për Ty, por të lutem më ndihmo që ta hap zemrën time për të të lejuar Ty të hysh në shpirtin tim, që Ti të më shërosh, të më ngushëllosh dhe të më mbushësh me Paqen Tënde.
Më ndihmo që të ndjej gëzim, të mposht të gjitha mendimet negative dhe të mësoj mënyrën për të më bërë të kuptoj se si mund të kënaq Ty, që të mund të hyj në Parajsën Tënde të Re ku unë mund të jetoj një jetë dashurie, gëzimi dhe mrekullie me Ty në shekuj të shekujve. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 46
Më çliro nga prangat e Satanit
O Jezus, unë jam i humbur. Jam i ngatërruar dhe ndjehem si një i burgosur i kapur në një rrjetë nga e cila nuk mund të shpëtoj. Unë kam besim tek Ti, Jezus, që të më vish në ndihmë dhe të më çlirosh nga zinxhirët e Satanit dhe djajve e tij. Më ndihmo, sepse unë jam i humbur. Unë kam nevojë për dashurinë Tënde që të më japë forcën për të besuar në Ty dhe për të shpresuar në Ty, që të shpëtohem nga kjo e ligë dhe të më tregohet Drita, për të gjetur më në fund paqen, dashurinë dhe lumturinë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 47
Ringjalle dashurinë time për Jezusin
O Nënë e Bekuar, Nënë e Shpëtimit për tërë botën, lutu që dashuria ime për Jezusin të mund të ringjallet. Më ndihmo të ndjej Flakën e Dashurisë së Tij, që të ma mbushi shpirtin. Më ndihmo ta dua Jezusin më shumë. Lutu që besimi, dashuria dhe përkushtimi im për Të, të bëhet më i fortë. Më largo çdo dyshim që më mundon dhe më ndihmo që ta shikoj qartë Dritën Hyjnore të së Vërtetës, e cila rrezaton nga Biri yt i dashur, Shpëtimtari i gjithë njerëzimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 48
Lutje për Hirin për të Shpallur Ardhjen e Dytë të Krishtit
O Jezusi im, më dhuro Hirin për të shpallur Fjalën Tënde të Shenjtë tek i gjithë njerëzimi, që shpirtrat të mund të shpëtojnë. Vërshoje Shpirtin Tënd të Shenjtë mbi mua, shërbëtorin Tënd të përulur, që Fjala Jote e Shenjtë të mund të dëgjohet dhe të pranohet, sidomos nga ata shpirtra që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde. Më ndihmo të nderoj Vullnetin Tënd të Shenjtë, në çdo kohë dhe kurrë të mos fyej apo të dënoj ata që e refuzojnë Dorën e Mëshirës Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 49
Premtimi i besnikërisë për klerikët e Krishterë
O Jezus, unë jam shërbëtori Yt i përulët dhe të premtoj Ty dashurinë dhe besnikërinë time. Unë të lutem Ty që të më japësh një shenjë të thirrjes Tënde. Më ndihmo që t’i hap sytë dhe ta dëshmoj Premtimin Tënd. Më beko me Hirin e Shpirtit të Shenjtë, që të mos mashtrohem nga ata që pohojnë se vijnë në Emrin Tënd, por që nuk flasin të Vërtetën. Më trego të Vërtetën. Më lejo të ndjej Dashurinë Tënde, që ta përmbush Vullnetin Tënd Më të Shenjtë. Unë të kërkoj Ty, me një zemër të përulur, të më tregosh mënyrën se si mund të ndihmoj Ty për të shpëtuar shpirtrat e njerëzimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 50
Jezus, më ndihmo që të njoh se Kush je Ti
O Jezus i dashur, më ndihmo të njoh se Kush je Ti. Më fal që nuk kam folur me Ty më parë. Më ndihmo të gjej paqe në këtë jetë dhe të më tregohet e Vërteta e Jetës së Përjetshme. Zbute zemrën time. Lehtësoji shqetësimet e mia. Më jep paqe. Hape zemrën time tani, që Ti ta mbushësh shpirtin tim me Dashurinë Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 51
Për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë
O eja, Shpirti i Shenjtë, vërshoi Dhuratat e Tua të Dashurisë, Urtësisë dhe Dijes përmbi shpirtin tim të përulur. Më mbush me Dritën e së Vërtetës, që të mund ta dalloj të Vërtetën e Hyjit nga gënjeshtrat e përhapura nga Satani dhe engjëjt e tij. Më ndihmo ta mbërthej pishtarin dhe ta përhap flakën e dijes tek të gjithë ata që unë takoj, përmes Krishtit Zotit tonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 52
Lutje drejtuar Atit
Ati im më i dashur, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë dhe në përkujtim të Mundimeve të Tij në Kryq, unë të thërras Ty. Ti, Hyji Më i Larti, Krijuesi i Botës dhe i gjithçka që ekziston – mbaje Shpëtimin tonë në Duart e Tua të Shenjta. Përqafoji të gjithë fëmijët e Tu, përfshirë ata që nuk të njohin Ty dhe ata që të njohin, por që i hedhin sytë në anën tjetër. Na i fal mëkatet tona dhe na shpëto nga persekutimi i Satanit dhe i ushtrisë së tij. Na merr në Krahët e Tu dhe na mbush me shpresën e nevojshme për të parë udhën e së Vërtetës. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 53
Lutje për Kishën Katolike
O Hyji Atë, në Emër të Birit Tënd të dashur, unë të lutem Ty të japësh forcën dhe Hiret e nevojshme për t’i ndihmuar priftërinjtë t’i bëjnë ballë persekutimit që po durojnë. Ndihmoji ata t’i përmbahen të Vërtetës së Mësimeve të Birit Tënd, Jezu Krishtit, dhe që kurrë të mos luhaten, dobësohen apo t’i nënshtrohen gënjeshtrave mbi Ekzistencën e Eukaristisë së Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 54
Lutje drejtuar Atit për të dobësuar ndikimin e Luftës III Botërore
O Ati Qiellor, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, i Cili vuajti aq shumë për mëkatet e njerëzimit, të lutemi na ndihmo në këto kohë të vështira që po kalojmë. Na ndihmo t'i shpëtojmë persekutimit që po planifikohet nga udhëheqës lakmitarë dhe nga ata që duan të shkatërrojnë Kishat e Tua dhe fëmijët e Tu. Atë i Dashur, ne të lutemi Ty të na ndihmosh të ushqejmë familjet tona dhe të shpëtosh jetët e atyre që do të jenë të detyruar në një luftë kundër vullnetit të tyre. Ne të duam Ty, Atë i dashur. Ne të lutemi Ty të na ndihmosh në kohën kur do të kemi nevojë. Na shpëto nga mbërthimi i antikrishtit. Na ndihmo t'i shpëtojmë shenjës së tij, shenjës së bishës, duke refuzuar ta pranojmë atë.
Ndihmoji ata që të duan Ty të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë në çdo kohë, që Ti të mund të hedhësh mbi ne Hiret për të mbijetuar me trup dhe me shpirt. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 55
Për t’u përgatitur për Paralajmërimin
O Jezusi im i dashur, të lutem hapi zemrat e gjithë fëmijëve të Hyjit për të marrë Dhuratën e Mëshirës Tënde të Madhe. Ndihmoji ata të pranojnë Mëshirën Tënde Hyjnore me dashuri dhe mirënjohje. Lejoji ata të bëhen të përulët para Teje dhe të lypin faljen e mëkateve të tyre, që të mund të bëhen pjesë e Mbretërisë Tënde të lavdishme. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 56
Për priftërinjtë që kërkojnë mbrojtje për Eukaristinë e Shenjtë
O Atë i dashur, në Emër të Birit Tënd të Shtrenjtë, i Cili e sakrifikoi Veten në Kryq për të gjithë njerëzimin, më ndihmo të qëndroj besnik ndaj të Vërtetës. Më mbulo me Gjakun e Çmuar të Birit Tënd dhe më jep Hiret për të vazhduar të të shërbej Ty në besim, shpresë dhe nder, gjatë gjithë shërbimit tim. Kurrë mos më lër të largohem nga kuptimi i Vërtetë i Sakrificës së Meshës së Shenjtë apo i Prezantimit të Eukaristisë së Shenjtë tek fëmijët e Tu. Më jep forcën për të të përfaqësuar Ty dhe për të ushqyer grigjën Tënde ashtu si ata duhet të ushqehen me Trupin, Gjakun, Shpirtin dhe Hyjninë e Birit Tënd, Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 57
Lutje për klerikët – Jezus, më lejo të dëgjoj thirrjen Tënde
O Jezusi im i dashur, hapi veshët e mi ndaj tingullit të Zërit Tënd. Hape zemrën time ndaj Thirrjes Tënde të dashur. Mbushe shpirtin tim me Shpirtin e Shenjtë, për të të njohur Ty në këtë kohë. Unë të ofroj Ty besnikërinë time të përulët për gjithçka që Ti kërkon nga unë. Më ndihmo të dalloj të Vërtetën, të ngrihem, të përgjigjem dhe të ndjek Zërin Tënd – që të mund të ndihmoj Ty për të shpëtuar shpirtrat e të gjithë njerëzimit. Vullneti Yt është urdhër për mua. Më jep kurajon për të të lejuar Ty të më udhëzosh, të vendos mburojën e duhur për të drejtuar Kishën Tënde drejt Mbretërisë Tënde të Re. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 58
Lutja e Kryqëzatës së Kthimit në Besim
Nëna e Shpëtimit: “Unë ju bëj thirrje fëmijë që ta kushtoni muajin e Qershorit për kthimin e njerëzimit dhe për të siguruar që ata të kërkojnë shpëtim. Quajeni këtë muaj – muaji i Kryqëzatës për Kthimin në Besim dhe lutuni të bashkuar në një, përmes grupeve të lutjes nëpër botë(...). Fëmijë ju duhet të agjëroni një ditë për çdo javë në muajin Qershor. Ju duhet të recitoni Rruzaren Time dhe Kurorën e Mëshirës Hyjnore çdo ditë.” “Këtu është Lutja e Kryqëzatës për Kryqëzatën e Kthimit në Besim.” /31.05.2012, 21:00/
O Jezus i dashur, unë të thërras Ty që t’i pushtosh të gjithë fëmijët e Zotit dhe t'i mbulosh ata me Gjakun Tënd të Çmuar. Që çdo pikë e Gjakut Tënd të mbulojë çdo shpirt për t’i mbrojtur ata nga i ligu. Hapi zemrat e të gjithëve, sidomos të shpirtrave të ngurtë dhe të atyre që të njohin Ty – por që janë të njollosur me mëkatin e krenarisë – të bien në gjunjë dhe të luten që Drita e Dashurisë Tënde të vërshojë në shpirtrat e tyre. Hapi sytë e tyre të shohin të Vërtetën, që agimi i Mëshirës Tënde Hyjnore të vërshojë përmbi ta – për t’i mbuluar ata me Rrezet e Mëshirës Tënde. Ktheji të gjithë shpirtrat përmes Hireve që unë të kërkoj Ty tani, Jezus i dashur, (thuaj qëllimin tënd këtu) Unë të lutem Ty për Mëshirë dhe të ofroj Ty këtë dhuratë të agjërimit për një ditë çdo javë (për këtë muaj Qershor), në shpërblim për të gjitha mëkatet. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 59
Një Betim për Besnikëri ndaj Vullnetit Hyjnor
Jezusi: “Bija Ime e dashur, ashtu si Ati Im i Përjetshëm i ka dhuruar njerëzimit Dhuratën e Madhe të Vulës së Tij, po ashtu edhe bijtë e Tij duhet të betohen për besnikërinë e tyre ndaj Vullnetit të Tij Hyjnor. Unë i kërkoj të gjithë fëmijëve të Zotit që do të marshojnë përpara në ushtrinë e Tij për të ndihmuar në shpëtimin e shpirtrave të gjithë fëmijëve të Zotit, përfshirë edhe mëkatarët e ngurtë, të bëjnë këtë premtim”. /13.06.2012, 16:00/
O Hyji Më i Larti, O Ati Qiellor, unë të betohem Ty për besnikërinë time të fortë për të nderuar dhe për t’u bindur Ty në gjithçka që ka lidhje me Vullnetin Tënd Hyjnor në Tokë. Unë – përmes Gjakut të Shenjtë të Birit Tënd të vetëm-lindur – Mesisë së Vërtetë, – të ofroj Ty mendjen, trupin dhe shpirtin tim, në emër të gjithë shpirtrave, që ne të bashkohemi si një në Mbretërinë Tënde Qiellore që do të vijë, në mënyrë që Vullneti Yt Hyjnor të kryhet në Tokë, ashtu siç është në Qiell. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 60
Për kthimin në besim të familjeve gjatë Paralajmërimit
Jezusi: “Fëmijë të Zotit, përgatituni çdo ditë për Paralajmërimin, sepse mund të ndodhë në çdo kohë.” /14.06.2012, 18:15/
O Jezus i dashur, unë kërkoj Mëshirë për shpirtrat e familjes sime (Përmendi ata këtu). Unë të ofroj Ty vuajtjet, sprovat dhe lutjet e mia për të shpëtuar shpirtrat e tyre nga fryma e errësirës. Mos lejo as edhe një prej këtyre, bijve të Tu, të të mohojnë Ty apo të refuzojnë Dorën Tënde të Mëshirës. Hapi zemrat e tyre për t'u ndërthurur me Zemrën Tënde të Shenjtë, që të mund të kërkojnë faljen e nevojshme për të shpëtuar veten nga zjarret e Ferrit. Jepu atyre mundësinë për t’u përmirësuar, që të mund të kthehen në besim me Rrezet e Mëshirës Tënde Hyjnore. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 61
Për të shmangur një kontroll për të gjithë botën
O Ati Qiellor i dashur, në përkujtim të Kryqëzimit të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty të na mbrosh ne, fëmijët e Tu, nga kryqëzimi që po planifikohet për të shkatërruar fëmijët e Tu nga antikrishti dhe ndjekësit e tij. Na dhuro Hiret e duhura për ta refuzuar shenjën e bishës dhe na jep ndihmën që na duhet për të luftuar ligësinë në botë, të përhapur nga ata që ndjekin udhën e Satanit. Ne të lutemi Ty, Atë i Dashur, që t’i mbrosh të gjithë fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme dhe të na bësh mjaft të fortë për t’u ngritur dhe për të shpallur Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 62
Për mëkatarët e humbur dhe të pashpresë
O Jezus, më ndihmo sepse jam një mëkatar, i humbur, i pashpresë dhe në errësirë. Jam i dobët dhe më mungon guximi për të të kërkuar Ty. Më jep forcën për të të thirrur Ty tani, që të mund të çlirohem nga errësira brenda shpirtit tim. Më sill tek Drita Jote, i dashur Jezus. Më fal mua. Më ndihmo të bëhem përsëri i plotë dhe më udhëhiq drejt Dashurisë Tënde, Paqes dhe Jetës së Përjetshme. Unë kam besim të plotë tek Ti dhe të kërkoj Ty të më marrësh në mëndje, trup dhe shpirt, ndërsa i dorëzohem Mëshirës Tënde Hyjnore. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 63
Më ruaj mua në këtë udhëtim
O Nëna ime e dashur e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të lutesh që të më jepet Ushqimi i Jetës për të më ruajtur mua në këtë udhëtim, për të ndihmuar në shpëtimin e gjithë fëmijëve të Hyjit. Të lutem ndihmoji të gjithë ata që po mashtrohen nga idhuj të rremë dhe zota të rremë që t’i hapin sytë e tyre ndaj të Vërtetës së vdekjes së Birit tënd në Kryq – për të shpëtuar secilin prej fëmijëve të Hyjit dhe për t'i sjellë secilit Jetën e Përjetshme. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 64
Për të shpëtuar vëllezërit dhe motrat e mia
O Shpëtimtari im më i dashur, Jezu Krisht, pranoje dhuratën time të lutjes dhe sakrificave për të ndihmuar në shpëtimin e vëllezërve dhe motrave të mia nga burgu i errësirës në të cilin ata ndodhen.
Më lejo që të ndihmoj në shpëtimin e shpirtrave të tyre. Unë të lutem Ty që t’i falësh ata për mëkatet e tyre dhe kërkoj që Ti t’i vërshosh shpirtrat e tyre me Shpirtin e Shenjtë, që ata të vrapojnë në krahët e Tu si në Strehën për të cilën kanë aq shumë nevojë, përpara se të humbasin përgjithmonë. Unë të ofroj Ty dhuratën e dorëzimit tim për këto shpirtra, në shërbim të përulur dhe me falënderim. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 65
Për ata në mëkat mortor
O Jezus i dashur, Shpëtimtar i njerëzimit, përmes Mëshirës Tënde Hyjnore, unë kërkoj mëshirë për të gjithë ato shpirtra të shkretë në mëkat, që mund të merren nga kjo Tokë gjatë Paralajmërimit. Falu atyre mëkatet dhe në përkujtim të Mundimeve të Tua, të lutem të ma dhurosh këtë favor të veçantë për shlyerjen e mëkateve të tyre. Unë e ofroj veten tek Ti në mendje, trup dhe shpirt si një pendesë për të shpëtuar shpirtrat e tyre dhe për t’u sjellë Jetën e Përjetshme. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 66
Për klerikët: Më ndihmo të qëndroj i vërtetë ndaj Fjalës Tënde Më Të Shenjtë
O Jezus i dashur, më ndihmo që të mbetem i vërtetë ndaj Fjalës Tënde Më Të Shenjtë në çdo kohë. Më jep forcën për ta ruajtur të Vërtetën e Kishës Tënde përballë vështirësive. Më mbush me Hirin për të administruar Sakramentet e Shenjta ashtu si Ti na mësove. Më ndihmo të ushqej Kishën Tënde me Bukën e Jetës dhe të mbetem besnik ndaj Teje, madje edhe kur të ndalohem ta bëj këtë. Më çliro nga prangat e mashtrimit me të cilin mund të përballem, që të shpall Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Mbuloji në këtë kohë të gjithë shërbëtorët e Tu të shenjtë me Gjakun Tënd të Çmuar, që të qëndrojmë të guximshëm, besnikë dhe të palëkundur në besnikërinë tonë ndaj Teje, Shpëtimtarit tonë të dashur, Jezu Krishtit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 67
Mbroji fëmijët e mi nga mbreti i gënjeshtrave
Të lutem, Jezus i dashur, unë të kërkoj Ty që t’i mbrosh fëmijët e mi nga mbreti i gënjeshtrave. Unë i dedikoj këto fëmijë (Thoni emrat e tyre këtu.) tek Zemra Jote e Shenjtë dhe kërkoj që përmes mantelit të Gjakut Tënd të Çmuar, Ti të ndriçosh shpirtrat e tyre dhe t’i marrësh ata të sigurt në Krahët e Tu të dashur, që të jenë të mbrojtur nga çdo e keqe. Unë kërkoj që Ti t’ua çelësh zemrat dhe t’ia vërshosh shpirtrat me Shpirtin Tënd të Shenjtë gjatë Ndriçimit të Ndërgjegjes, që ata të pastrohen nga çdo padrejtësi. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 68
Më mbro nga ndikimi i Satanit
O Nëna e Zotit, Nëna e Shpëtimit, më mbulo me Mantelin tënd Më Të Shenjtë dhe mbroje familjen time nga ndikimi i Satanit dhe i engjëjve të tij të rënë. Më ndihmo të kem besim në Mëshirën Hyjnore të Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, në çdo kohë. Më mbështet në dashurinë time për Të dhe kurrë mos më lejo të largohem nga e Vërteta e Mësimeve të Tij, pavarësisht se sa shumë tundime vendosen para meje. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 69
Lutje drejtuar Hyjit Atë për të pranuar Vullnetin e Tij Hyjnor
Hyji Atë i Gjithëpushtetshëm, unë e pranoj Vullnetin Tënd Hyjnor. Ndihmoji fëmijët e Tu që ta pranojnë atë. Ndaloje Satanin që të mos e mohojë të drejtën e fëmijëve të Tu ndaj trashëgimisë së Atit të tyre. Kurrë mos na lër të heqim dorë nga lufta për Trashëgiminë tonë në Parajsë. Dëgjoji lutjet tona për të dëbuar Satanin dhe engjëjt e tij të rënë. Unë të kërkoj Ty, Atë i dashur, që ta pastrosh tokën me Mëshirën Tënde dhe të na mbulosh ne me Shpirtin Tënd të Shenjtë. Na udhëhiq për të formuar Ushtrinë Tënde Më të Shenjtë, të mbushur me fuqinë për ta dëbuar bishën përgjithmonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 70
Lutje që kleri të qëndrojë i vendosur dhe i vërtetë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit
O Jezus i dashur, ndihmoji shërbëtorët e Tu të shenjtë që ta dallojnë përçarjen brenda Kishës Tënde, ndërsa ajo shfaqet. Ndihmoji shërbëtorët e Tu të shenjtë që të qëndrojnë të vendosur dhe të vërtetë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë. Kurrë mos lejo që ambiciet e botës ta turbullojnë dashurinë e tyre të pastër për Ty. Jepu atyre Hiret për të mbetur të pastër dhe të përulët përpara Teje dhe për të nderuar Praninë Tënde Më Të Shenjtë në Eukaristi. Ndihmoji dhe udhëzoji të gjithë ata shërbëtorë të shenjtë që mund të jenë të vakët në dashurinë e tyre për Ty dhe ri-ndize Zjarrin e Shpirtit të Shenjtë në shpirtrat e tyre. Ndihmoji ata të njohin tundimin e vënë përpara tyre për t'i hutuar. Hapi sytë e tyre që të shohin të Vërtetën në çdo kohë. Bekoji ata, i dashur Jezus, në këtë periudhë dhe mbuloji ata me Gjakun Tënd të Çmuar për t'i ruajtur nga e keqja. Jepu atyre forcën për t’i rezistuar joshjes së Satanit, nëse ata shpërqendrohen prej tundimit për të mohuar ekzistencën e mëkatit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 71
Lutje për të na shpëtuar nga persekutimi
O Jezus, shpëtoji fëmijët e Hyjit nga antikrishti. Na mbro nga planet për të kontrolluar Tokën. Zot, na shpëto nga persekutimi. Mbroji shpirtrat e errët nga antikrishti, që të arrijnë të shëlbohen në Sytë e Tu. Na ndihmo në dobësinë tonë. Na forco në shpirt për t’u ngritur dhe drejtuar njëri-tjetrin, ndërsa marshojmë në Ushtrinë Tënde për në Portat e Parajsës. Unë kam nevojë për Ty, i dashur Jezus. Unë të dua Ty, i dashur Jezus. Unë i jap lavdi Pranisë Tënde në Tokë. Unë e shmang errësirën. Unë të adhuroj Ty dhe të dorëzohem, në trup dhe shpirt, që Ti të ma zbulosh të Vërtetën e Pranisë Tënde – dhe që unë gjithmonë të kem besim në Mëshirën Tënde në çdo kohë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 72
Lutja e dishepullit
I dashur Jezus, unë jam gati të përhap Fjalën Tënde të Shenjtë. Më jep kurajën, forcën dhe dijen për të komunikuar të Vërtetën, që sa më shumë shpirtra të mund të sillen tek Ti. Më merr brenda Zemrës Tënde të Shenjtë dhe më mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar, që të mbushem me Hiret për të përhapur kthimin në besim për Shpëtimin e gjithë fëmijëve të Hyjit, në çdo cep të botës, pavarësisht se cili është besimi i tyre. Unë shpresoj në Ty gjithmonë. Dishepulli yt i dashur. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 73
Për shpirtrat e rinj, fëmijët e rinj
O Jezus, më ndihmo të shpëtoj shpirtrat e të rinjve në mbarë botën. Përmes Hirit Tënd ndihmoji ata të shohin të Vërtetën e Ekzistencës Tënde. Silli ata pranë Zemrës Tënde të Shenjtë dhe hapi sytë e tyre ndaj Dashurisë dhe Mëshirës Tënde. Shpëtoji ata nga flakët e Ferrit dhe përmes lutjeve të mia ki Mëshirë për shpirtrat e tyre. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 74
Për Dhuratën e Dijes
O Nëna e Zotit, më ndihmo ta përgatis shpirtin tim për Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Më merr si një fëmijë, për dore, dhe më drejto në udhën drejt Dhuratës së Dijes, përmes Fuqisë së Shpirtit të Shenjtë. Hape zemrën time dhe më mëso të dorëzohem në trup, mëndje dhe shpirt. Më çliro nga mëkati i krenarisë dhe lutu që të më falen të gjitha mëkatet e mia të shkuara, që shpirti të më pastrohet dhe që të bëhem i plotë, për të marrë Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Unë të falënderoj ty, Nëna e Shpëtimit, për ndërhyrjen tënde dhe e pres me dashuri në zemër këtë Dhuratë, të cilën e dëshiroj me gëzim. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 75
Unë e dhuroj dhimbjen time tek Ti, i dashur Jezus
Jezus, unë e dhuroj dhimbjen dhe vuajtjen time për atë që Ti durove gjatë Agonisë Tënde në Kalvar. Çdo fyerje që unë e duroj, e ofroj atë tek Ti. Çdo abuzim dhe sulm fjalësh që unë e pësoj, e ofroj atë në nder të Kurorëzimit Tënd me Gjemba. Çdo kritikë të padrejtë mbi mua, e ofroj në nderim të poshtërimit Tënd përpara Pilatit. Çdo torturë fizike që unë e duroj në duart e të tjerëve, e ofroj atë në nder të Fshikullimit Tënd tek Shtylla. Çdo fyerje që unë e duroj, e ofroj atë në nder të torturës së tmerrshme fizike që Ti durove gjatë Kurorëzimit me Gjemba, kur e çjerrën Syrin Tënd. Kurdo që të imitoj Ty, i përcjell Mësimet e Tua, dhe kur më tallin në Emrin Tënd, më lejo të të ndihmoj Ty në rrugën drejt Kalvarit. Më ndihmo të çlirohem nga krenaria dhe që kurrë të mos kem frikë të pranoj se unë të dua Ty, Jezus i dashur. Pastaj, kur gjithçka të duket e pashpresë në jetën time, Jezus i dashur, më ndihmo të bëhem i guximshëm duke kujtuar se si Ti vullnetarisht e lejove Veten të kryqëzoheshe në atë mënyrë aq poshtëruese dhe mizore. Më ndihmo të ngrihem dhe të numërohem, si një i Krishterë i vërtetë, një ushtar i vërtetë në Ushtrinë Tënde, i përulët dhe i penduar në zemrën time, në përkujtim të Sakrificës që Ti bëre për mua. Më mbaj për dore, i dashur Jezus dhe më trego se si vuajtja ime mund t’i frymëzojë të tjerët për t’iu bashkuar Ushtrisë Tënde me shpirtra të ngjashëm që të duan Ty. Më ndihmo ta pranoj vuajtjen dhe ta ofroj atë tek Ti, si një dhuratë për të shpëtuar shpirtrat në betejën finale kundër tiranisë së të ligut. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 76
Lutja e ateistit
Jezus, më ndihmo ta pranoj Dashurinë e Hyjit ashtu siç po më tregohet. Hapi sytë e mi, mendjen time, zemrën time dhe shpirtin tim, që të mund të shpëtohem. Më ndihmo të besoj, duke ma mbushur zemrën me Dashurinë Tënde. Pastaj më mbaj dhe më shpëto nga tortura e dyshimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 77
Për Britaninë e Madhe
O Ati Më Qiellor, Hyji Krijues i njeriut, të lutem dëgjoje lutjen time. Unë të lutem Ty ta shpëtosh Britaninë nga kthetrat e të ligut dhe të diktaturës. Unë kërkoj që Ti të na bashkosh të gjithë neve, të të gjitha feve, besimeve dhe ngjyrave, si një familje e vetme në Sytë e Tu. Na jep forcën për t’u bashkuar kundër çdo ligji që futet për të ndaluar Mësimet e Tua. Na jep forcën dhe kurajën për të të mos braktisur Ty kurrë dhe për të ndihmuar në shpëtimin e të gjithë fëmijëve të Tu përmes lutjeve tona. Bashkoji të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia, në unitet, për të nderuar Premtimin Tënd për të na sjellë Jetën e Përjetshme dhe hyrjen në Parajsën Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 78
Më shpëto nga i ligu
O Jezus, më mbro nga fuqia e Satanit. Më merr në Zemrën Tënde ndërsa e shkëpus gjithë besnikërinë time ndaj tij dhe udhëve të tij të liga. Unë e dorëzoj vullnetin tim dhe vij para Teje në gjunjë me një zemër të përulët dhe të penduar. Unë e lë jetën time në Krahët e Tu të Shenjtë. Më shpëto nga i ligu.
Më çliro dhe më merr në strehën e sigurt të mbrojtjes Tënde tani e përgjithmonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 79
Për dy miliardë shpirtra të humbur
Jezusi: “Bija ime e dashur Misioni për të shpëtuar ato dy miliard shpirtra, të cilët do ta refuzojnë Dorën Time të Mëshirës, duhet të bëhet pjesë e lutjeve të përditshme për të gjithë ata që e quajnë veten Kryqtarë të Hyjit.” /27.08.2012, 09:00/
O Jezus i dashur, unë të lutem Ty që të hedhësh Mëshirën Tënde mbi shpirtrat e humbur. Falua atyre refuzimin ndaj Teje dhe përdore lutjen dhe vuajtjen time që Ti, përmes Mëshirës Tënde, të vërshosh mbi ta Hiret që iu nevojiten për të shenjtëruar shpirtrat e tyre. Unë të kërkoj Ty Dhuratën e mëshirës për shpirtrat e tyre. Unë kërkoj që Ti t’ua hapësh zemrat, me qëllim që ata të vijnë tek Ti dhe të kërkojnë Ty t'i mbushësh me Shpirtin e Shenjtë, që të mund të pranojnë të Vërtetën e Dashurisë Tënde dhe të jetojnë me Ty dhe me gjithë familjen e Zotit përgjithmonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 80
Për shpirtrat e atyre që kryejnë vrasje
O Jezus i dashur, unë lutem për Mëshirë për ata që kryejnë vrasje. Unë bëj thirrje për mëshirë për ata në mëkat mortor. Unë të ofroj Ty vuajtjet dhe vështirësitë e mia, që Ti ta hapësh Zemrën Tënde dhe t’ua falësh atyre mëkatet. Unë kërkoj që Ti të mbulosh me Gjakun Tënd të Çmuar të gjithë ata me qëllime djallëzore në shpirtrat e tyre, që të mund të pastrohen nga ligësitë e tyre. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 81
Për Dhuratën e Kungimit të Shenjtë
O Buka Qiellore, mbushe trupin tim me ushqimin që i nevojitet. Mbushe shpirtin tim me Praninë Hyjnore të Jezu Krishtit. Më jep Hiret për të përmbushur Vullnetin Hyjnor të Hyjit. Më mbush me paqen dhe qetësinë, e cila buron nga Prania Jote e Shenjtë. Kurrë mos më lejo ta dyshoj Praninë Tënde. Më ndihmo të të pranoj Ty, në Trup dhe Shpirt – dhe që përmes Eukaristisë së Shenjtë – Hiret e dhuruara mbi mua, të më ndihmojnë ta shpall Lavdinë e Zotit Tonë, Jezu Krishtit. Pastroje zemrën time. Hape shpirtin tim dhe më shenjtëro, kur unë e marr Dhuratën e madhe të Eukaristisë së Shenjtë.
Më dhuro Hiret dhe favoret që ajo u jep të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe më dhuro imunitetin nga zjarret e Purgatorit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 82
Për Fitoren e Kishës së Mbetur
Jezus, Mbret dhe Shpëtimtar i botës, Ty ne të kushtojmë nderimin tonë, besnikërinë dhe veprat tona, për të shpallur Lavdinë Tënde tek të gjithë. Na ndihmo të fitojmë forcën dhe besimin për t’u ngritur dhe për të deklaruar të Vërtetën në çdo kohë. Kurrë mos na lejo të lëkundemi apo të vonojmë në marshimin tonë drejt fitores dhe në planin tonë për të shpëtuar shpirtrat. Ne të dhurojmë dorëzimin tonë, zemrat tona dhe gjithçka që ne zotërojmë, për të qenë të lirë nga pengesat, ndërsa vazhdojmë në udhën me gjemba drejt Portave të Parajsës së Re. Ne të duam Ty, Jezus i dashur, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë i dashur. Ne bashkohemi në trup, mendje dhe shpirt me Zemrën Tënde të Shenjtë.
Hidhe mbi ne Hirin Tënd të Mbrojtjes. Na mbulo me Gjakun Tënd të Shtrenjtë, që të mund të mbushemi me kurajën dhe dashurinë për t’u ngritur dhe deklaruar të Vërtetën e Mbretërisë Tënde të Re. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 83
Për lehtësimin e ndëshkimeve
O Atë i dashur, Hyji Më i Larti, ne fëmijët e Tu të shkretë, gjunjëzohemi para Fronit Tënd të Lavdishëm në Qiell. Ne të lutemi Ty ta çlirosh botën nga i ligu. Ne kërkojmë me ngulm Mëshirën Tënde për shpirtrat e atyre që shkaktojnë vuajtje të tmerrshme mbi fëmijët të Tu në Tokë. Të lutemi, fali ata. Të lutemi, largoje antikrishtin sapo ai të bëhet i njohur. Ne të kërkojmë Ty, Zot i dashur, ta lehtësosh Dorën Tënde të Ndëshkimit. Në vend të saj, ne të lutemi Ty t’i pranosh lutjet dhe mundimet tona për të lehtësuar vuajtjet e fëmijëve të Tu, në këtë kohë. Ne kemi besim tek Ti. Ne të nderojmë Ty. Ne të falënderojmë Ty për Sakrificën e madhe që Ti bëre, kur Ti e dërgove Birin Tënd të vetëm, Jezu Krishtin, për të na shpëtuar nga mëkati. Ne e mirëpresim Birin Tënd edhe një herë, si Shpëtimtar të njerëzimit. Të lutemi, na mbro. Na ruaj nga lëndimi. Ndihmoji familjet tona. Ki Mëshirë për ne.
Amen.

Lutja e Kryqëzatës 84
Për të ndriçuar shpirtrat e elitave që sundojnë botën
O Jezus i dashur, unë të lutem Ty t’i ndriçosh shpirtrat e elitës që sundon botën. Tregoju atyre provën e Mëshirës Tënde. Ndihmoji ata të bëhen me zemër të hapur dhe të tregojnë përulësi të vërtetë, në nder të Sakrificës Tënde të madhe përmes vdekjes Tënde në Kryq, kur Ti vdiqe për mëkatet e tyre.
Ndihmoji ata të kuptojnë qartësisht se Kush është Bërësi i tyre i Vërtetë, Kush është Krijuesi i tyre, dhe mbushi ata me Hiret për të parë të Vërtetën.  Të lutem ndaloji planet e tyre për të lënduar miliona njerëz përmes vaksinimeve, mungesës së ushqimit, adoptimeve të detyruara të fëmijëve të pafajshëm dhe ndarjes së familjeve. Shëroji ata. Mbuloji ata me Dritën Tënde dhe merri në Gjirin e Zemrës Tënde, për t'i shpëtuar nga kurthet e të ligut. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 85
Për të shpëtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga dora e mashtruesit
O Jezus i dashur, mbuloje kombin tonë me Mbrojtjen Tënde më të shtrenjtë. Na i fal mëkatet tona kundër Urdhërimeve të Hyjit. Ndihmoje popullin Amerikan të kthehet tek Hyji. Hape mendjen e tyre ndaj Udhës së Vërtetë të Zotit. Hapi zemrat e tyre të ngurtësuara, që të mund ta mirëpresin Dorën Tënde të Mëshirës. Ndihmoje këtë komb të rezistojë kundrejt blasfemive, që mund të imponohen mbi ne për të na detyruar të mohojmë Praninë Tënde. Ne të lutemi Ty, Jezus, të na shpëtosh, të na mbrosh nga të gjitha të këqijat dhe ta pushtosh popullin tonë në Zemrën Tënde të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 86
Më çliro nga tortura e dyshimit
Unë vij para Teje i paqartë, i pasigurt dhe i pashpresë, Jezus i dashur, sepse jam i shqetësuar rreth të Vërtetës që Ti deklaron brenda Mesazheve të Tua. Më fal nëse unë të kam fyer Ty. Më fal nëse unë nuk mund të dëgjoj Ty. Hapi sytë e mi, që të më tregohet se çfarë Ti kërkon nga unë që të kuptoj. Unë të lutem Ty të më dhurosh Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë për të më treguar të Vërtetën. Unë të dua Ty, Jezus i dashur, dhe të lutem Ty të më çlirosh nga tortura e dyshimit. Më ndihmo t'i përgjigjem Thirrjes Tënde. Më fal nëse të kam fyer Ty dhe më afro më pranë Zemrës Tënde. Më udhëhiq drejt Mbretërisë Tënde të Re dhe më jep nderin, që përmes lutjeve dhe vuajtjeve të mia, të mund të ndihmoj Ty të shpëtosh shpirtra aq të shtrenjtë për Zemrën Tënde të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 87
Mbroje kombin tonë nga i ligu
O Atë, në emër të Birit Tënd, na shpëto nga komunizmi. Na shpëto nga diktatura. Mbroje kombin tonë nga paganizmi. Shpëtoji fëmijët tanë nga e keqja. Na ndihmo të shohim Dritën e Hyjit. Hapi zemrat tona ndaj Mësimeve të Birit Tënd. Ndihmoji të gjitha Kishat të qëndrojnë të vërteta ndaj Fjalës së Hyjit. Ne të lutemi Ty t’i mbrosh kombet tona nga persekutimi. Zoti Më i Dashur, shiko përmbi ne me Mëshirë, pavarësisht se sa të fyejmë Ty. Jezus, Biri i Njeriut, na mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar. Na shpëto nga kurthet e të ligut. Ne të lutemi Ty, Hyj i dashur, të ndërhysh dhe ta ndalosh të ligun të pushtojë botën në këtë kohë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 88
Për shpirtrat pas Paralajmërimit
O Zemra e Shenjtë e Jezusit, trego Mëshirë për të gjithë ne mëkatarët e shkretë. Ndriçoji ato zemra të ngurta, aq të dëshpëruara në kërkimin e tyre për drejtim. Falua atyre paudhësitë. Ndihmoji ata, përmes Dashurisë dhe Mëshirës Tënde, të marrin guximin për ta kapur Dhuratën Tënde të madhe të Shëlbimit. Unë të lutem Ty t'i falësh të gjithë shpirtrat që e refuzojnë të Vërtetën e Hyjit. Mbuloji ata me Dritën Tënde, Jezus i dashur, që t'i verbojë ndaj ligësisë dhe kurtheve të djallit, i cili do të përpiqet t'i shkëpusë ata prej Teje në përjetësi. Unë të lutem Ty t'i japësh të gjithë fëmijëve të Hyjit forcën për të qenë mirënjohës për Mëshirën Tënde të Madhe. Unë kërkoj që Ti t’ia hapësh derën drejt Mbretërisë Tënde të gjithë shpirtrave të humbur që enden nëpër Tokë në një gjendje dobësie dhe dëshpërimi. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 89
Për mëkatarët fatkeq
I dashur Jezus, më ndihmo mua, një mëkatar të shkretë fatkeq, të vij tek Ti me keqardhje në shpirtin tim. Më pastro nga mëkatet, të cilat e kanë shkatërruar jetën time. Më jep Dhuratën e një jete të re, pa prangat e mëkatit, dhe lirinë që mëkatet e mia ma mohojnë. Më rikthe në Dritën e Mëshirës Tënde. Më pushto në Zemrën Tënde. Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde, që të mund të afrohem pranë Teje dhe që dashuria ime për Ty të ndizet. Ki Mëshirë për mua, Jezus, dhe më pastro nga mëkati. Më bëj të denjë për të hyrë në Parajsën Tënde të Re. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 90
Falënderime për Ardhjen Tënde Më të Lavdishme të Dytë
O Jezusi im, unë të ofroj Ty lavdërime dhe falënderime për Ardhjen Tënde Më të Lavdishme të Dytë. Ti, Shpëtimtari im, erdhe në jetë për të më dhuruar Jetën e Përjetshme dhe për të më çliruar nga mëkati. Unë të ofroj Ty dashurinë time, falënderimet dhe adhurimin tim, ndërsa e përgatis shpirtin për Ardhjen Tënde të Madhe. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 91
Më mbaj besnik ndaj Besimit tim
Lutje e dhënë kryesisht për kohët e persekutimit. O Nëna e Bekuar e Shpëtimit, më mbro në orën time të nevojës, kur të përballem me të ligun. Më ndihmo ta mbroj Fjalën e Zotit me forcë dhe kurajo, pa asnjë frikë në shpirtin tim. Lutu që unë të mbetem besnik ndaj Mësimeve të Krishtit dhe që t'ia dorëzoj plotësisht frikën time, shqetësimet e mia dhe trishtimin tim, krejtësisht. Më ndihmo, që të eci përpara pa frikë në këtë udhë të vetmuar, për të shpallur të Vërtetën e Fjalës së Shenjtë të Hyjit, edhe kur armiqtë e Zotit e bëjnë këtë detyrë pothuajse të pamundur. O Nënë e Bekuar, unë kërkoj që, përmes ndërmjetësimit tënd, besimi i të gjithë të Krishterëve të mbetet i fortë, në çdo kohë, gjatë persekutimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 92
Për Hirin e Këmbënguljes
O Jezus i dashur, unë të kërkoj Ty Dhuratën e Këmbënguljes. Unë të lutem Ty të hedhësh mbi mua Hiret e duhura për të mbështetur Fjalën Tënde Më të Shenjtë. Unë të kërkoj Ty të më largosh çdo dyshim të mbetur. Unë të kërkoj Ty ta vërshosh shpirtin tim me mirësi, durim dhe këmbëngulje. Më ndihmo të qëndroj me dinjitet kur ofendohem në Emrin Tënd të Shenjtë. Më bëj të fortë dhe më mbulo me Hirin për të vazhduar përpara, madje edhe kur të jem i lodhur, të më mungojë fuqia dhe kur të përballem me të gjitha vështirësitë që do të vijnë, ndërsa punoj pa u lodhur për të ndihmuar Ty të shpëtosh njerëzimin. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 93
Për Lotët e Kthimit në besim
O Jezusi im i dashur, Ti je pranë zemrës sime. Unë jam një me Ty. Unë të dua Ty. Unë të adhuroj Ty. Më lejo ta ndjej Dashurinë Tënde. Më lejo ta ndjej Dhimbjen Tënde. Më lejo ta ndjej Praninë Tënde.
Më dhuro Hirin e përulësisë, që të bëhem i denjë për Mbretërinë Tënde në Tokë, ashtu si është në Qiell. Më dhuro Lotët e Kthimit në besim, që me të vërtetë ta ofroj veten tek Ti, si një dishepull i vërtetë, për të ndihmuar Ty në Misionin Tënd, për të shpëtuar çdo shpirt të vetëm në Tokë, përpara se Ti të vish përsëri për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 94
Për të shëruar mendjen, trupin dhe shpirtin
O Jezus i dashur, unë dergjem para Teje, i dërrmuar, i sëmurë, me dhimbje dhe me një dëshirë të madhe për të dëgjuar Zërin Tënd. Le të më preki Prania Jote Hyjnore, që Drita Jote Hyjnore të më vërshojë përgjatë mendjes, trupit dhe shpirtit tim. Unë kam besim në Mëshirën Tënde. Unë e dorëzoj plotësisht dhimbjen dhe vuajtjen time përpara Teje dhe kërkoj që Ti të më dhurosh Hirin për të pasur besim tek Ti, në mënyrë që Ti të më shërosh nga kjo dhimbje dhe errësirë, që të bëhem përsëri i plotë dhe kështu të mund të ndjek Udhën e së Vërtetës dhe të lejoj Ty të më udhëheqësh drejt jetës në Parajsën e Re. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 95
Për të më ndihmuar të gjej kohë për lutje
O Nëna e Shpëtimit, eja në ndihmën time, ndërsa përpiqem të gjej kohë për lutje. Më ndihmo t'i jap Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, kohën që Ai meriton për t'i treguar Atij se sa shumë e dua Atë. Unë kërkoj që ti, Nëna ime e Bekuar e Shpëtimit, të kërkosh për mua Hiret që më nevojiten dhe t'i kërkosh Birit tënd të dashur çdo Hir dhe favor, në mënyrë që Ai të më përfshijë në Gjirin e Zemrës së Tij të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 96
Për të Bekuar dhe Mbrojtur Grupin tonë të Kryqëzatës së Lutjes
Jezusi: “Ju lutem recitoni këtë lutje para dhe pas çdo takimi për lutje.” /25.01.2013, 20:00/
O Jezusi im më i dashur, të lutem na Beko dhe na Mbro ne, Grupin Tënd të Kryqëzatës së Lutjes, që të bëhemi të paprekshëm ndaj sulmeve të liga të djallit dhe të çdo shpirti tjetër të lig që mund të na mundojë në këtë Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat. Le të qëndrojmë besnikë dhe të fortë, ndërsa ngulmojmë për të ruajtur Emrin Tënd të Shenjtë para botës dhe kurrë të mos heqim dorë në përpjekjen tonë për të përhapur të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 97
Për të bashkuar Grupet e Kryqëzatës së Lutjes
O Nëna e dashur e Shpëtimit, unë të lutem ty që të bashkosh, përmes lutjeve të tua, të gjithë Ushtrinë e Mbetur të Hyjit, në mbarë botën. Mbuloji të gjitha Grupet e Kryqëzatës së Lutjes me Hirin e Shpëtimit, që hidhet mbi ne, përmes Mëshirës së Birit tënd, Jezu Krishtit. Dërgoi engjëjt e tu që të mbulojnë secilin nga ne, dhe sidomos ato priftërinj që udhëheqin Grupet e Kryqëzatës së Lutjes. Na ndihmo t'i shmangim shpërqendrimet, të cilat shkaktojnë përçarje midis nesh, dhe na mbro me Dhuratën tënde të Mburojës, që të bëhemi të paprekshëm ndaj sulmeve që do të na duhet të durojmë për shkak të dashurisë sonë për Jezu Krishtin në këtë Mision të Shenjtë për të shpëtuar shpirtrat. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 98
Që Hiri i Hyjit të mbulojë drejtuesit e botës
O Nëna ime e Bekuar e Shpëtimit, të lutem kërkoji Birit tënd t’i hedhë Hiret dhe Dashurinë e Tij mbi ata drejtues që kontrollojnë botën. Lutu që Drita e Zotit t'i shërojë ata nga verbimi dhe t’i çeli zemrat e tyre të ngurta. Ndaloji ata që të mos shkaktojnë persekutim mbi njerëz të pafajshëm. Të lutem, lutu që Jezusi t’i udhëheqë dhe t’i ndalojë ata për të mos e penguar përhapjen e të Vërtetës së Mësimeve të Tij tek kombet, nëpër botë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 99
Për Shpëtimin e Australisë dhe Zelandës së Re
O Hyj, Ati i Gjithëpushtetshëm, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, ki Mëshirë mbi të gjithë fëmijët e Tu në Australi dhe në Zelandë të Re. Na fal për refuzimin tonë të Fjalës Tënde të Shenjtë. Na fal për mëkatin e mospërfilljes. Na çliro nga kultura jonë pagane dhe na mbulo me Hiret për të frymëzuar shpresë, besim dhe bamirësi mes vëllezërve dhe motrave tona. Ne të lypim Ty Dhuratën e Dijes dhe kërkojmë që Ti të na dhurosh të gjithë ne Bekimet që na duhen për të mundësuar që vetëm e Vërteta e Fjalës Tënde të Shenjtë të dëgjohet, me qëllim që të gjithë shpirtrave t’u dhurohen Çelësat e Jetës së Përjetshme. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 100 
Për mbijetesën e Krishtërimit
O Jezus i dashur, ne të kërkojmë Ty aftësitë për t'i mbijetuar sprovave që ne hasim tani,  ndërsa Papa i fundit i Vërtetë e përfundon misionin e tij për Ty. Na ndihmo t'i rezistojmë abuzimit të tmerrshëm që do të na duhet të ndeshemi tani, për shkak të rënies së Kishës që ne njihnim dikur. Kurrë mos na lejo të devijojmë nga e Vërteta e Fjalës Tënde Hyjnore. Na ndihmo të qëndrojmë të heshtur, kur sulmet do të jenë hedhur mbi supet tona, për të na nxitur të të kthejmë shpinën Ty dhe Sakramenteve që Ti i dhurove botës. Mbuloje Ushtrinë Tënde me Dashurinë e fuqishme që na nevojitet, si një mburojë, për të na mbrojtur kundër profetit të rremë dhe antikrishtit. Ndihmoje Kishën Tënde në Tokë të përhapet dhe të shumohet, që të mund t’i përmbahen të Vërtetës dhe të të ndihmojnë Ty për t’i udhëhequr vëllezërit dhe motrat tona në Udhën e së Vërtetës, për t’u përgatitur ashtu si duhet për Ardhjen Tënde të Dytë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 101
Lutja e Mrekullisë për ta ndjerë Praninë e Jezusit
O i dashur Atë i Gjithëpushtetshëm, Krijues i gjithçka që Është dhe do të Jetë, na ndihmo të gjithë ne, që arrijmë ta njohim Praninë e Birit Tënd të dashur në Kishë sot, për t’u bërë shumë të fortë. Më ndihmo të kapërcej frikën time, vetminë time dhe refuzimin që unë e vuaj prej të dashurve të mi, kur unë ndjek Birin Tënd, Jezu Krishtin, Shpëtimtarin tim. Të lutem mbroji të dashurit e mi për të mos rënë në kurth duke besuar gënjeshtrat, që janë sajuar nga Satani për të shkatërruar, përçarë dhe shkaktuar trazira mes gjithë fëmijëve të Hyjit. Të lutem ndihmoji të gjithë ata që ndjekin paturpësinë në Kishën Tënde, që të shpëtohen nga zjarret e përjetshme të Ferrit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 102
Për të mbështetur fenë dhe besimin në Mesazhin e Hyjit për botën
Jezusi: “Ju duhet ta thoni këtë Lutje të Kryqëzatës, një herë në ditë, që tani e tutje” /21.03.2013, 20:00/
Më i dashuri Jezus, kur unë jam poshtë, më ngrit lart. Kur kam dyshime, më ndriço. Kur jam në hidhërim, më trego Dashurinë Tënde. Kur unë kritikoj, më ndihmo të qëndroj i heshtur. Kur unë gjykoj një tjetër në publik, vulosi buzët e mia. Kur unë shpreh blasfemi, në Emrin Tënd, më shëlbo dhe më kthe në Mbrojtjen Tënde. Kur më mungon guximi, më jep shpatën që më nevojitet për të bërë betejë dhe për të shpëtuar shpirtrat që Ti dëshiron. Kur i rezistoj Dashurisë Tënde, më ndihmo të dorëzohem dhe ta braktis vetveten plotësisht nën Kujdesin Tënd dashamirës. Kur unë largohem, më ndihmo që të gjej Udhën e së Vërtetës. Kur e vë në pyetje Fjalën Tënde, më jep përgjigjen që unë kërkoj. Më ndihmo të jem i duruar, i dashur dhe i sjellshëm edhe ndaj atyre që të mallkojnë Ty.
Më ndihmo të fal ata që më fyejnë dhe më jep Hirin e duhur për të të ndjekur Ty deri në skajet e Tokës. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 103
Për të ndarë Kupën e Vuajtjes bashkë me Krishtin
Jezusi: “Këtu është Lutja e Kryqëzatës për ju, nëse dëshironi të ndani Kupën Time të Vuajtjes. Recitojeni këtë, tri herë, kur të mundeni, por mundësisht gjatë ndonjë periudhe agjërimi.” /22.03.2013, 21:45/
Unë dergjem para Teje, i dashur Jezus, dhe tek Këmbët e Tua, për të bërë atë që Ti do për mua në të mirën e të gjithëve. Më lejo të ndaj Kupën Tënde të Vuajtjes. Merre këtë dhuratë nga unë, që Ti të mund të shpëtosh ato shpirtra të gjorë që janë të humbur dhe pa shpresë. Më merr mua në trup, që të mund ta ndaj Dhimbjen Tënde. Mbaje zemrën time në Duart e Tua të Shenjta dhe sille shpirtin tim në bashkim me Ty. Përmes dhuratës sime të vuajtjes, unë e lejoj Praninë Tënde Hyjnore ta pushtojë shpirtin tim, në mënyrë që Ti të mund t’i shëlbosh të gjithë mëkatarët dhe t’i bashkosh të gjithë fëmijët e Hyjit një herë e përgjithmonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 104
Çliroje këtë shpirt nga skllavëria e bishës
Jezusi: “Për t’i shpëtuar ata [ata që e kanë braktisur veten ndaj Satanit], ju, ndjekësit e Mi të dashur, duhet të më kushtoni Mua besnikërinë tuaj duke m’i paraqitur shpirtrat e tyre tek Unë gjatë lutjeve tuaja dhe kur merrni Eukaristinë e Shenjtë. Ju duhet të m’i ofroni ata Mua çdo ditë dhe për çdo shpirt që ia kushtoni Mëshirës Sime, Unë do të shpëtoj njëqind më shumë. Bëjeni këtë çdo ditë të vetme. Në fund të çdo muaji ju do të jeni plot me gëzim, sepse do të dini sa shpirtrave të tillë do t’ju jetë dhënë kjo Mëshirë e Madhe.” /11.04.2013, 21:20/
Kjo lutje nuk është e përfshirë në “Lutjet e Përditshme”. Ne e lusim atë çdo ditë për një muaj kur vendosim që të ndjekim këtë ftesë për lutje.
Më i dashuri Jezus, unë të paraqes Ty shpirtin e vëllait dhe motrës sime, (Emëroni një shpirt këtu.) që e ka braktisur shpirtin (e tij/e saj) tek Satani. Merre këtë shpirt dhe shëlboje atë në Sytë e Tu të Shenjtë. Çliroje këtë shpirt nga skllavëria ndaj bishës dhe silli atij Shpëtimin e Përjetshëm. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 105
Dhurata e Kthimit në besim për të tjerët
O Jezusi im më i dashur, me dashurinë time për Ty, të lutem pranoje shpirtin tim në bashkim me Ty.
Merre shpirtin tim, mbuloje atë me Shpirtin Tënd të Shenjtë dhe më ndihmo, përmes kësaj Lutjeje, të shpëtoj të gjithë ata me të cilët unë bie në kontakt. Pushtoje çdo shpirt që unë takoj me Mëshirën Tënde të Shenjtë dhe ofroi atyre Shpëtimin që iu nevojitet për të hyrë në Mbretërinë Tënde. Dëgjoji lutjet e mia. Dëgjoji thirrjet e mia dhe përmes Mëshirës Tënde, shpëtoji shpirtrat e të gjithë njerëzimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 106
Mëshirë për të rinjtë që nuk e njohin Hyjin
I dashur Jezus, merri nën Mbrojtjen Tënde shpirtrat e atyre fëmijëve të Hyjit që nuk të njohin Ty, që nuk e njohin Dashurinë Tënde dhe që nuk e pranojnë Premtimin Tënd. Vërshoje Hirin Tënd të Kthimit në besim dhe jepua atyre Jetën e Përjetshme. Ki mëshirë për të gjithë ata që nuk besojnë në Praninë Tënde dhe që nuk do të kërkojnë pendesë për mëkatet e tyre. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 107
Më shpëto nga zjarret e Ferrit
Unë jam një mëkatar i tmerrshëm, Jezus. Me veprimet e mia, unë kam shkaktuar dhimbje dëshpëruese tek të tjerët. Unë jam i flakur tutje si rezultat i kësaj. Unë nuk jam më i toleruar askund në Tokë. Më shpëto nga kjo shkretëtirë dhe më mbro nga mbërthimi i të ligut. Më lejo që të pendohem. Pranoje keqardhjen time. Më mbush me Fuqinë Tënde dhe më ndihmo të ngrihem nga thellësitë e dëshpërimit. Unë e dorëzoj tek Ti, i dashur Jezus, vullnetin tim të lirë, që të veprosh mbi mua ashtu si dëshiron Ti, që të mund të shpëtohem nga zjarret e Ferrit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 108
Ngjitja e Kodrës së Kalvarit
Jezus, më ndihmo të gjej kurajën, trimërinë dhe guximin për t’u ngritur dhe të numërohem, që të bashkohem me Ushtrinë Tënde të Mbetur dhe t’i ngjitem të njëjës kodër të Kalvarit, që Ty t’u desh të duroje për mëkatet e mia. Më jep fuqinë për të mbajtur Kryqin Tënd dhe barrën Tënde, për të të ndihmuar Ty të shpëtosh shpirtrat. Më çliro nga dobësia ime. Zhduke frikën time. Shkatërroji të gjitha dyshimet e mia. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës. Më ndihmo mua, dhe të gjithë ata që i përgjigjen Thirrjes për të mbajtur Kryqin Tënd, të të ndjekim Ty me një zemër të thellë dhe të përulur dhe që nga shembulli im, të tjerë të mund të marrin guximin për të bërë të njëjtën gjë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 109
Për Dhuratën e Besimit
O Jezusi im më i dashur, më ndihmo të kem besim tek Ti. Të besoj në Premtimin Tënd për të ardhur përsëri. Të pranoj të Vërtetën e Ardhjes Tënde të Dytë. Të besoj në Premtimin e Hyjit Atë kur Ai tha se Ai do ta jepte Ty Mbretërinë Tënde. Më ndihmo të kem besim në Mësimet e Tua, në Planin Tënd për të shpëtuar botën. Më ndihmo të pranoj me Hir, Dhuratat e Tua. Më ndihmo të kem besim tek Ti, që ta humbas frikën time dhe që ta lejoj Dashurinë Tënde ta vërshojë zemrën dhe shpirtin tim. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 110
Që priftërinjtë të qëndrojnë besnikë ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë
O Jezusi im më i dashur, unë të lutem Ty të më mbash të fortë dhe të guximshëm, që të mund ta mbroj të Vërtetën në Emrin Tënd Më të Shenjtë. Më dhuro Hirin e duhur – të përgjërohem – për ta dëshmuar Fjalën Tënde të Shenjtë në çdo kohë. Më mundëso që t’i bëj ballë presioneve për të promovuar të pavërteta, kur unë e di në zemrën time se ato të fyejnë Ty. Më ndihmo të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë, deri në ditën kur të vdes. Amen.


Lutja e Kryqëzatës 111
Për t’ia kushtuar fëmijët tuaj Jezu Krishtit
Nëna e Shpëtimit: “Unë ju bëj thirrje që të më sillni fëmijët tuaj (...). Pa marrë parasysh të çfarë moshe janë (...). Këtu është një Lutje e Kryqëzatës për bijtë tuaj. Kur të recitohet përditë, ajo do t’i sjelli bijtë tuaj pranë Zemrës së Mëshirshme të Jezusit.” /26.06.2013, 16:50/  Kjo lutje duhet të lutet nga të gjithë.
O Nëna e dashur e Shpëtimit, Unë i kushtoj fëmijët e mi (Emri i fëmijës/fëmijëve këtu) përpara Birit tënd, që Ai të mund t’u sjellë atyre paqe në shpirt dhe dashuri në zemër. Të lutem, lutu që fëmijët e mi të pranohen në Krahët e mëshirshëm të Birit tënd dhe ruaji ata nga e keqja. Ndihmoji ata të qëndrojnë të vërtetë ndaj Fjalës së Shenjtë të Hyjit, sidomos në kohëra kur janë të tunduar për t’u larguar prej Tij. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 112
Për Hirin e Shpëtimit
Më i dashuri Jezus, unë të bëj thirrje Ty që t’i mbulosh shpirtrat e atyre që janë të infektuar nga Satani, me Hirin Tënd të veçantë të Shpëtimit. Çliroji shpirtrat e tyre nga robëria e ligë prej së cilës nuk mund të shpëtojnë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 113
Për të mposhtur të ligun në tokën tonë
O Nëna e Shpëtimit, eja në mesin tonë dhe mbuloje tokën tonë me mbrojtjen tënde. Shtype kokën e bishës dhe çrrënjose influencën e tij të keqe midis nesh. Ndihmoji fëmijët e tu të gjorë e të humbur për t’u ngritur dhe për të folur të Vërtetën, kur të jemi të rrethuar nga gënjeshtrat. Të lutem, O Nëna e Hyjit, mbroje tokën tonë dhe na mbaj të fortë, që të mbetemi besnikë ndaj Birit tënd në kohën tonë të persekutimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 114
Që priftërinjtë të marrin Dhuratën e së Vërtetës
Jezusi: “Priftërinj (...) Kujtojini këto Fjalë, recitojini ato dhe Unë do t’ju zbuloj të Vërtetën, përmes Dhuratës së Shpirtit të Shenjtë.” /15.07.2013, 17:52/
Zoti im, hapi sytë e mi. Më lejo ta shikoj armikun dhe mbylle zemrën time ndaj mashtrimit. Unë e dorëzoj gjithçka tek Ti, Jezus i dashur. Unë kam besim në Mëshirën Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 115
Për Dhuratën e Kthimit në besim
Nëna e Shpëtimit: “Të gjithë ata që e marrin Medaljen e Shpëtimit duhet të recitojnë këtë Lutje të Kryqëzatës.” /18.07.2013, 19:14/
O Nëna e Shpëtimit, mbuloje shpirtin tim me Lotët e tu të Shpëtimit. Më çliro nga dyshimet. Lartësoje zemrën time, që ta ndjej Praninë e Birit tënd. Më sill paqe dhe ngushëllim. Lutu që me të vërtetë të kthehem në besim. Më ndihmo ta pranoj të Vërtetën dhe hape zemrën time për të pranuar Mëshirën e Birit tënd, Jezu Krishtit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 116
Më shpëto nga ligësia e gënjeshtrave
Jezus i dashur, më ndihmo. Unë po mbytem në lot dëshpërimi. Zemra ime është e ngatërruar. Unë nuk e di se kujt mund t'i besoj. Të lutem më mbush me Shpirtin Tënd të Shenjtë, që të mund të zgjedh udhën e duhur drejt Mbretërisë Tënde. Më ndihmo, i dashur Jezus, që gjithmonë të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, të dhënë botës nga Pjetri, dhe që kurrë të mos devijoj nga çfarë Ti na mësove apo të mohoj vdekjen Tënde në Kryq. Jezus, Ti je Udha. Më trego Udhën. Më mbështet dhe më mbart në udhëtimin Tënd të Mëshirës së Madhe. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 117
Për ata që i kanë shitur shpirtrat e tyre
Më i dashuri Jezus, Unë i dedikoj shpirtrat e (vendosi emrat e tyre këtu) dhe të të gjithë atyre që i kanë shkëmbyer shpirtrat e tyre për çmimin e famës. Çliroji ata nga infektimi i tyre. Largoji ata nga kërcënimi i Iluminatit, që i përpin ata. Jepua atyre kurajën për t’u larguar nga kjo robëri e ligë pa pasur frikë. Merri ata në Krahët e Tu të Mëshirës dhe riktheji në gjendjen e Hirit, që të bëhen të denjë për të qëndruar përpara Teje. Me anë të Hyjnisë Tënde, më ndihmo mua, përmes kësaj Lutjeje për shpirtrat e adoptuar të Satanit, t’i largoj ata nga Masoneria. Çliroji ata nga prangat që i mbajnë të lidhur dhe që përfundojnë në një torturë të tmerrshme në qelitë e Ferrit. Ndihmoji ata, përmes vuajtjes së shpirtrave të zgjedhur, përmes lutjeve të mia dhe përmes Mëshirës Tënde, të jenë në radhët e para, të gatshëm për të hyrë në Portat e Epokës së Re të Paqes – Parajsës së Re. Unë të lutem Ty t’i çlirosh ata nga skllavëria. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 118
Për brezin e humbur të shpirtrave të rinj
I dashur Jezus, unë kërkoj Mëshirën Tënde për brezin e humbur të shpirtrave të rinj. Për ata që nuk të njohin Ty, mbuloji ata me Dhuratën e shikimit. Për ata që të njohin Ty, por që të shpërfillin Ty, ktheji ata në Mëshirën Tënde. Të lutem jepu atyre provën e Ekzistencës Tënde sa më parë dhe udhëzoi ata drejt atyre që mund t’i ndihmojnë dhe t’i çojnë drejt të Vërtetës. Mbushi mendjet dhe shpirtrat e tyre me dëshirën për Ty. Ndihmoji ata që ta njohin boshllëkun që ekziston brenda tyre sepse nuk e ndjejnë Praninë Tënde. Unë të lutem Ty, i dashur Zot, të mos i braktisësh ata dhe në Mëshirën Tënde dhuroja atyre Jetën e Përjetshme. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 119
Për të ndjerë Dashurinë e Jezusit
Jezus më ndihmo, unë jam kaq i trazuar. Zemra ime nuk do që të hapet ndaj Teje. Sytë e mi nuk arrijnë të të shikojnë Ty. Mendja ime të bllokon Ty. Goja ime nuk arrin të shqiptojë fjalë për të të ngushëlluar Ty. Shpirti im është i mbuluar me errësirë. Të lutem ki mëshirë për mua, një mëkatar i gjorë. Unë jam i pafuqishëm, pa Praninë Tënde. Më mbush me Hiret e Tua, që të marr guximin për të ardhur tek Ti, për të kërkuar Ty Mëshirë. Më ndihmo mua, dishepullin Tënd të humbur, që të do Ty, por që nuk e ndjen më dashurinë të ma trazojë zemrën, për të parë dhe pranuar të Vërtetën. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 120
Ndalo përhapjen e luftës
O Jezusi im i dashur, largoji luftërat, që e shkatërrojnë njerëzimin. Mbroji të pafajshmit nga vuajtja. Mbroji shpirtrat që përpiqen të sjellin paqen e vërtetë. Çeli zemrat e të lënduarve nga dhimbja e luftës. Mbroji të rinjtë dhe të pambrojturit. Shpëtoji të gjithë shpirtrat, jetët e të cilëve janë shkatërruar nga lufta. Na forco të gjithë ne, i dashur Jezus, që lutemi për shpirtrat e të gjithë fëmijëve të Hyjit dhe na dhuro Hirin për t’i rezistuar vuajtjes që mund të na jepet në kohë trazirash. Ne të lutemi Ty ta ndalosh përhapjen e luftës dhe t’i sjellësh shpirtrat brenda Strehës së Shenjtë të Zemrës Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 121
Besnikëri ndaj Ushtrisë së Jezu Krishtit
Ne qëndrojmë të bashkuar me Zemrën Tënde të Shenjtë, i dashur Jezus. Ne e flasim me autoritet Fjalën e Vërtetë të Hyjit. Ne do të ecim deri në fund të Tokës për të përhapur të Vërtetën. Ne kurrë nuk do të pranojmë ndonjë doktrinë të re, të rreme, në Emrin Tënd, përveç asaj që Ti Vetë na mësove.
Ne qëndrojmë të vërtetë, besnikë dhe të palëkundur në besimin tonë. Ne do t’i trajtojmë ata që të tradhtojnë Ty me dashuri dhe dhembshuri, me shpresën që ata të kthehen tek Ti. Ne do të jemi të vendosur, por të duruar, me ata që na persekutojnë në Emrin Tënd. Ne do të ecim fitimtarë gjatë gjithë udhës drejt Parajsës Tënde të Re. Ne premtojnë, se përmes dhimbjes dhe vuajtjes sonë, do të sjellim Ty të gjithë ato shpirtra të humbur që kanë etje për Dashurinë Tënde. Të lutemi pranoji lutjet tona për të gjithë mëkatarët në botë, që të mund të bëhemi një familje, të bashkuar në dashurinë për Ty, në Epokën e Re të Paqes. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 122
Për Përkushtimin ndaj Gjakut të Çmuar të Jezu Krishtit
I dashur Jezus, unë të kërkoj Ty të më përkushtosh mua, familjen time, miqtë dhe kombin tim ndaj Mbrojtjes së Gjakut Tënd të Çmuar. Ti vdiqe për mua dhe Plagët e Tua janë plagët e mia ndërsa unë e pranoj me mirënjohje vuajtjen, të cilën do ta duroj në periudhën drejt Ardhjes Tënde të Dytë. Unë vuaj me Ty, i dashur Jezus, ndërsa Ti përpiqesh të mbledhësh të gjithë fëmijët e Hyjit në Zemrën Tënde, që të mund të kemi Jetën e Përjetshme. Më mbulo mua dhe të gjithë ata që kanë nevojë për Mbrojtjen Tënde me Gjakun Tënd të Çmuar. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 123
Dhurimi i vullnetit të lirë tek Hyji
Jezusi im më i dashur, dëgjoje këtë lutje nga unë, një shpirt shumë i pavlerë, dhe më ndihmo të të dua Ty më shumë. Me vullnetin tim të lirë, unë ta ofroj Ty përsëri këtë dhuratë, i dashur Jezus, që të mund të bëhem shërbëtori Yt i përulur dhe të qëndroj i bindur ndaj Vullnetit të Hyjit. Vullneti im është Vullneti Yt. Urdhri Yt do të thotë se unë jam i bindur ndaj çdo Dëshire Tënde. Vullneti im i lirë është i Yti për të bërë me të çfarëdo që të kërkohet për të shpëtuar të gjithë njerëzit, kudo nëpër botë, që janë të ndarë nga Ti. Unë e dhuroj këtë dhuratë, që m'u dha në lindje, në Shërbimin Tënd Më të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 124
Dëgjoje thirrjen time për liri
O Hyj, Ati im i mëshirshëm, Krijuesi i gjithçka që është, dëgjoje thirrjen time për liri. Më çliro nga zinxhirët e skllavërisë dhe më mbro nga persekutimi i lig. Më ndihmo ta dalloj të Vërtetën dhe eja të më ndihmosh, edhe nëse jam i paqartë dhe mund ta dyshoj Fjalën Tënde. Më fal nëse të fyej Ty dhe më merr në Strehën e Parajsës Tënde të Re në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 125
Për të mbrojtur Më të Shenjtën Fjalë të Hyjit
O Nëna e Shpëtimit, më ndihmo mua, një shërbëtor i përulët i Hyjit, ta mbroj Fjalën e Tij Më të Shenjtë në kohë mundimesh. Më përkushto mua, Nënë e dashur, tek Biri yt, që Ai të më mbulojë me Gjakun e Tij të Çmuar. Më dhuro, përmes ndërmjetësimit të Birit tënd, Jezu Krishtit, Hirin, forcën dhe vullnetin për të qëndruar i vërtetë ndaj Mësimeve të Krishtit në kohët e Mundimit, që do të gllabërojë Kishën e Tij Më të Shenjtë në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 126
Për t’i rezistuar persekutimit fetar
I dashur Jezus, më ndihmo t’i rezistoj çdo lloj persekutimi në Emrin Tënd të Shenjtë. Ndihmoji ata që bien në gabim duke menduar se po dëshmojnë Punën Tënde. Hapi sytë e të gjithë atyre që mund të tundohen për të shkatërruar të tjerët përmes veprave, punëve apo gjesteve të liga. Më mbro kundër armiqve të Hyjit që do të ngrihen për të vënë në provë dhe për të heshtur Fjalën Tënde dhe që mundohen të të heqin Ty. Më ndihmo t’i fal ata që të tradhtojnë Ty dhe më dhuro Hirin për të qëndruar i vendosur në dashurinë time për Ty. Më ndihmo ta jetoj të Vërtetën të cilën Ti na e mësove dhe të qëndroj nën Mbrojtjen Tënde përgjithmonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 127
Për të shpëtuar shpirtin tim dhe të të dashurve të mi
O Jezus, më përgatit që të mund të dal para Teje pa asnjë turp. Më ndihmo mua dhe të dashurit e mi (emërojini ata këtu) për t’u bërë gati t’i rrëfejmë të gjitha keq-bërjet tona. Për të pranuar të metat tona, për të kërkuar falje për të gjitha mëkatet, për të treguar dashuri ndaj atyre që u kemi bërë padrejtësi, për të lypur Mëshirë për Shpëtim. Për ta përulur veten tonë përpara Teje, që në Ditën e Ndriçimit të Madh, ndërgjegjja ime dhe ajo e (emrat e tyre këtu) të jenë të pastra dhe që Ti të na i vërshosh shpirtrat tanë me Mëshirën Tënde Hyjnore. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 128
Për t’i mbledhur dhe bashkuar të gjithë shpirtrat
Më i dashuri Jezus, na ndihmo ne, dishepujt e Tu të dashur, që të mbledhim botën në Krahët e Tu dhe t’i paraqesim Ty shpirtrat që kanë më tepër nevojë për Mëshirën Tënde të madhe. Na fuqizo me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për të garantuar që Flaka e së Vërtetës t’i pushtojë të gjithë ata që janë të ndarë nga Ti. Bashkoji të gjithë mëkatarët që secilit t’i jepet çdo mundësi për pajtim. Na jep të gjithëve ne forcën për të qëndruar të palëkundur ndaj Fjalës Tënde të Shenjtë kur të na detyrojnë të refuzojmë të Vërtetën, e cila i është deklaruar botës përmes Ungjillit Më Të Shenjtë. Ne qëndrojmë në Ty, me Ty dhe për Ty, në çdo hap të këtij, udhëtimit tonë drejt Shpëtimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 129
Për Dhuratën e Dashurisë
O Hyj, të lutem më mbush me Dashurinë Tënde. Më ndihmo ta ndaj Dhuratën e Dashurisë me të gjithë ata që kanë nevojë për Mëshirën Tënde. Më ndihmo të të dua Ty më shumë. Më ndihmo t’i dua të gjithë ata që kanë nevojë për Dashurinë Tënde. Më ndihmo t’i dua armiqtë e Tu. Lejo që Dashuria me të cilën Ti më Bekon, të përdoret për të pushtuar zemrat e të gjithë atyre që unë takoj. Me Dashurinë, që Ti e depërton në shpirtin tim, më ndihmo t’i mposht të gjitha ligësitë, të kthej shpirtrat dhe ta mposht djallin dhe të gjithë ata ndjekës të tij të ligj, që përpiqen të shkatërrojnë të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 130
Lutja e Kryqëzatës për Novenën e Shpëtimit
Nëna e Shpëtimit: “Unë tani po ju jap të gjithë juve një Dhuratë të veçantë, të bekuar nga Biri im, që të gjithë shpirtrave t’iu garantohet imuniteti nga zjarret e Ferrit dhe t’iu dhurohet shpëtimi. Biri im dëshiron që çdo shpirt të shpëtohet, pavarësisht se sa i rëndë mëkati i tyre. Unë kërkoj që ju tani të filloni Novenën e Shpëtimit. Ju duhet ta filloni këtë menjëherë dhe ta vazhdoni atë, ashtu si unë ju udhëzoj, deri në fund të kohës. Ju duhet ta recitoni këtë Lutje për shtatë ditë rresht gjatë çdo muaji kalendarik duke filluar të Hënave, në kohë mëngjesi. Ju duhet ta recitoni atë tri herë gjatë secilës prej shtatë ditëve dhe në njërën nga këto ditë ju duhet të agjëroni. Si agjërim ju kërkohet të hani vetëm një vakt kryesor gjatë ditës dhe pastaj vetëm bukë e ujë në dy vaktet e tjera.” /1.12.2013, 16:12/  Kjo është një ditë agjërimi shtesë e kërkuar për çdo muaj.
Nëna ime e dashur e Shpëtimit, të lutem fitoje për të gjithë shpirtrat Dhuratën e Shpëtimit të Përjetshëm përmes Mëshirës së Birit tënd, Jezu Krishtit. Përmes ndërmjetësimit tënd, unë kërkoj që ti të lutesh për të çliruar të gjithë shpirtrat nga skllavëria ndaj Satanit. Të lutem kërkoji Birit tënd të tregojë Mëshirë dhe falje për ato shpirtra që e refuzojnë Atë, e lëndojnë Atë me indiferencën e tyre, dhe që adhurojnë doktrinë të rreme dhe hyjni të rremë. Ne të lutemi ty, Nënë e dashur, që të kërkosh Hiret për të çelur zemrat e atyre shpirtrave që kanë më shumë nevojë për ndihmën tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 131
Lutja për Mëshirë
Lutje për familjen dhe për miqtë tuaj që e refuzojnë Hyjin dhe e mohojnë Jezu Krishtin.
O Nëna ime e dashur e Shpëtimit, të lutem kërkoji Birit tënd, Jezu Krishtit, të dhurojë Mëshirë për (emërojini të gjithë këtu...) gjatë Paralajmërimit dhe përsëri në Ditën e Fundit, para se ata të dalin përpara Birit tënd. Të lutem, lutu që secili prej tyre të shpëtohet dhe të gëzojë frytet e Jetës së Përjetshme. Mbroji ata, çdo ditë, dhe çoji tek Biri yt, që Prania e Tij t’iu zbulohet dhe që t’iu dhurohet paqja e shpirtit dhe të përftojnë Hire të mëdha. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 132
Të mohojmë Satanin për të mbrojtur këtë Mision
Kjo lutje nuk është e nevojshme të recitohet çdo ditë, por të paktën dy herë në javë.
Nëna e Shpëtimit: “Kur ju e recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, të paktën dy herë në javë, ju do të ndihmoni për ta mbrojtur këtë Mision të Shpëtimit dhe të sillni më shumë shpirtra në Brendinë e Mbretërisë së Hyjit.” /31.012014, 15:27/
O Nëna e Shpëtimit, eja në ndihmë të këtij Misioni. Na ndihmo ne, Ushtrinë e Mbetur të Hyjit, të mohojmë Satanin. Ne të lutemi ty që t'ia shtypësh kokën bishës me thembrën tënde dhe të heqësh gjithë pengesat në misionin tonë për të shpëtuar shpirtrat. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 133
Një Thirrje për t’u kthyer tek Hyji
I dashur Jezus, më fal mua, një shpirt i larguar që të mohova Ty sepse isha i verbër. Më fal që e zëvendësova Dashurinë Tënde me gjëra të kota, që nuk kanë asnjë kuptim. Më ndihmo të marr guximin që të eci Krah Teje, të pranoj, me mirënjohje, Dashurinë dhe Mëshirën Tënde. Më ndihmo të qëndroj pranë Zemrës Tënde të Shenjtë dhe kurrë të mos largohem përsëri nga Ti. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 134
Për të besuar në Ekzistencën e Hyjit
O Hyji Më i Larti, më ndihmo të besoj në Ekzistencën Tënde. Largoji të gjitha dyshimet e mia. Hapi sytë e mi ndaj të Vërtetës së jetës që vjen pas kësaj dhe më udhëhiq drejt udhës së Jetës së Përjetshme. Të lutem më lejo ta ndjej Praninë Tënde dhe më jep Dhuratën e Besimit të Vërtetë përpara ditës që unë të vdes. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 135
Për klerin: Për të mbrojtur të Vërtetën
Nëna e Shpëtimit: “Unë dëshiroj që të gjithë priftërinjtë, që do iu duhet të përballen me këto sprova të dhimbshme [ankth i tmerrshëm dhe padrejtësi, kur ata të thirren për të kryer një betim, që do të mohojë Hyjninë e Birit tim të dashur, Jezu Krishtit], të recitojnë këtë Lutje të Kryqëzatës.” /6.02.2014, 16:15/
O Nëna e dashur e Shpëtimit, më ndihmo në çastin kur të jem në nevojë. Lutu që të bekohem me Dhuratat e derdhura mbi shpirtin tim të padenjë, përmes Pushtetit të Shpirtit të Shenjtë, për të mbrojtur të Vërtetën në çdo kohë. Më ndihmo në çdo incident ku do më kërkohet që ta mohoj të Vërtetën; Fjalën e Hyjit; Sakramentet e Shenjta dhe Më të Shenjtin Eukaristi. Më ndihmo që t’i përdor Hiret e marra për të qëndruar i vendosur kundër ligësisë së Satanit dhe të gjithë atyre shpirtrave të ngratë që ai i përdor për të njollosur Birin tënd, Jezu Krishtin. Më ndihmo në orën kur të jem në nevojë. Për hir të shpirtrave, më jep kurajën për t’i dhënë Sakramentet çdo fëmije të Hyjit, kur mund të më ndalohet nga armiqtë e Hyjit që ta bëj këtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 136
Për të mbajtur Fjalën Tënde
Më i dashuri Jezus, më ndihmo ta dëgjoj Fjalën Tënde. Ta jetoj Fjalën Tënde. Ta flas Fjalën Tënde.
Ta përcjell Fjalën Tënde. Më jep forcën për të mbrojtur të Vërtetën, madje edhe kur të përndiqem pse e bëj këtë. Më ndihmo ta mbaj Fjalën Tënde të gjallë, kur ajo të mbytet nga armiqtë e Tu. Më lejo ta ndjej Kurajën Tënde kur të jem i ligështuar. Më mbush me Forcën Tënde kur të jem i pafuqishëm.
Më dhuro Hirin për të qëndruar me dinjitet, kur portat e Ferrit të mbizotërojnë kundër meje, pse i qëndroj besnik Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 137
Lutja e Rikthimit
O Hyj i Gjithëpushtetshëm, O Hyji Më i Larti, shiko përmbi mua, shërbëtorin Tënd të përulur, me dashuri dhe keqardhje në Zemrën Tënde. Më rikthe në Dritën Tënde. Më ngrit përsëri lart në Favorin Tënd. Më mbush me Hirin, që të mund ta ofroj veten time tek Ti në shërbim të përulët dhe sipas Vullnetit Tënd Më Të Shenjtë. Më pastro nga mëkati i krenarisë dhe nga çdo gjë që të fyen Ty dhe më ndihmo të të dua Ty me një dëshirë të thellë dhe të qëndrueshme për të shërbyer Ty në të gjitha ditët e mia në shekuj të shekujve. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 138
Mbrojtje nga urrejtja
O Nëna e Shpëtimit, më mbro nga çdo lloj urrejtje. Më ndihmo të qëndroj i heshtur, kur të përballem me urrejtjen. Më mbaj të fortë në besnikërinë time ndaj Jezu Krishtit, kur të jem në gjendjen më të dobët. Vulosi buzët e mia. Më ndihmo t’i kthej shpinën atyre që angazhohen me mua me fjalë, të cilat i mohojnë Mësimet e Birit tënd apo atyre që më tallin për shkak të Besimit tim. Lutu për ato shpirtra, Nënë e dashur, që ata të mund ta mohojnë Satanin dhe të ndjejnë paqen e dashurisë tënde dhe Pushtetin e Shpirtit të Shenjtë, brenda shpirtrave të tyre. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 139
Për forcën për ta mposhtur të ligun
I dashur Jezus, më mbro nga ligësia e djallit. Më mbulo mua, dhe të gjithë ata që janë të dobët dhe të pambrojtur në praninë e tij me Gjakun Tënd të Çmuar. Më jep guximin ta mohoj atë dhe më ndihmo t’i shmangem çdo përpjekjeje të tij për të më angazhuar në çfarëdo lloj mënyre, çdo ditë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 140
Mbrojtja e Hierarkisë së Engjëjve
Më i dashuri Atë, Hyji i gjithë Krijimit, Hyji Më i Larti, më dhuro Hirin dhe Mbrojtjen përmes Hierarkisë Tënde të Engjëjve. Më mundëso të përqendrohem në Dashurinë Tënde për secilin nga fëmijët e Tu, pavarësisht se si të fyejnë Ty. Më ndihmo ta përhap lajmin e Besëlidhjes Finale për të përgatitur botën për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit, pa frikë në zemrën time. Më dhuro Hiret dhe Bekimet e Tua të veçanta për t’u ngritur mbi persekutimin, e shkaktuar mbi mua nga Satani, djajtë e tij dhe agjentët e tij në Tokë. Kurrë mos më lejo t’i kem frikë armiqtë e Tu. Më jep forcën për t’i dashur armiqtë e mi dhe ata që më përndjekin në Emër të Hyjit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 141
Mbrojtje kundër persekutimit
I dashur Jezus, më mbro në betejën time për të mbetur besnik ndaj Fjalës Tënde me çdo kusht. Më mbro kundrejt armiqve të Tu. Më mbro nga ata që më persekutojnë për shkakun Tënd. Ndaje me mua dhimbjen time. Lehtësoje vuajtjen time. Më ngrit në Dritën e Fytyrës Tënde, deri Ditën që Ti të kthehesh për t’i sjellë botës Shpëtimin e Përjetshëm. Fali ata që më persekutojnë. Përdore vuajtjen time për të shlyer mëkatet e tyre, që ata të mund të gjejnë paqe në zemrat e tyre dhe të mirëpresin Ty, me pendesë në shpirtrat e tyre, në Ditën e Fundit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 142
Përgatitja për vdekjen
Jezusi: “Nëse ju duhet të përballeni me vdekjen ose nëse një i dashur i juaji duhet të përballet me vdekjen gjithmonë kthehuni tek Unë, Jezusi juaj, për ndihmë. Kur ju ta bëni këtë unë do ju ngre në shpirt, do ju fshij lotët, do ju heq gjithë frikën prej zemrave tuaja kur ju ta recitoni këtë lutje (...). Unë i mirëpres të gjithë shpirtrat që e recitojnë këtë lutje, pa përjashtim. Mëshira ime zgjerohet, veçanërisht tek shpirtrat që po përballen me vdekjen, por që nuk besojnë tek Unë, kur ta thonë këtë lutje tri herë në ditë, në ditët e tyre të fundit.” /22.03.2014, 14:00/
Jezusi im më i dashur, m’i fal mua mëkatet e mia. Pastroje shpirtin tim dhe më përgatit për të hyrë në Mbretërinë Tënde. Më dhuro Hiret për t’u përgatitur për bashkimin tim me Ty. Më ndihmo të kapërcej çdo lloj frike. Më dhuro guximin për të përgatitur mendjen dhe shpirtin tim, që të jem i denjë të qëndroj përpara Teje. Unë të dua Ty. Unë kam besim në Ty. Unë ta dhuroj Ty veten time në trup, mendje dhe shpirt përjetësisht. Lejo që Vullneti Yt të jetë i imi dhe më çliro nga dhimbja, dyshimet apo hutimi. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 143
Për të mbrojtur Misionin e Shpëtimit
Sipas informacioneve të marra nga Maria e Mëshirës Hyjnore, kjo lutje është për t’u lutur çdo ditë.
O Nëna e Shpëtimit, mbroje këtë Mision, një Dhuratë nga Hyji, për të sjellë Jetën e Përjetshme tek të gjithë fëmijët e Tij, kudo. Të lutemi ndërhyj në emrin tonë, nëpërmjet Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, për të na dhënë kurajën që të kryejmë detyrat tona për t’i shërbyer Hyjit në çdo kohë dhe sidomos kur ne vuajmë për këtë arsye. Ndihmo që ky Mision të kthejë miliarda shpirtra, sipas Vullnetit Hyjnor të Hyjit dhe t’i shndërrojë ato zemra të ngurta në shërbëtorë të dashur të Birit tënd.
Na jep të gjithë ne që i shërbejmë Jezusit në këtë Mision forcën për të përballuar urrejtjen dhe persekutimin e Kryqit dhe ta mirëpresim vuajtjen që vjen me të, me bujari në zemër dhe me pranim të plotë të çfarë mund të vijë përpara. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 144
Për të mbrojtur Besimin e Krishterë
O Nëna e Shpëtimit, të lutem ndërmjetëso në emër të shpirtrave të Krishterë në mbarë botën.
Të lutem ndihmoji ata të ruajnë besimin e tyre dhe të qëndrojnë besnikë ndaj Mësimeve të Jezu Krishtit. Lutu që ata të kenë forcën e mendjes dhe të shpirtit për ta ruajtur besimin e tyre në çdo kohë.
Ndërmjetëso, Nënë e dashur, në emër të tyre, për t’i hapur sytë e tyre ndaj të Vërtetës dhe për t’i dhënë atyre Hirin për të dalluar qartë çdo doktrinë të rreme, që t’iu paraqitet atyre në Emrin e Birit tënd. Ndihmoji ata të mbesin shërbëtorë të vërtetë dhe besnikë të Hyjit dhe të mohojnë ligësinë dhe gënjeshtrat, edhe nëse do iu duhet të vuajnë dhimbje dhe tallje për shkak të kësaj. O Nëna e Shpëtimit, mbroji të gjithë fëmijët e tu dhe lutu që çdo i Krishterë të ndjekë Udhën e Zotit, deri në frymën e tij të fundit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 145
Më mbush me Dhuratën Tënde të Dashurisë
Më i dashuri Jezus, më mbush mua, një enë e zbrazët, me Dhuratën e Dashurisë Tënde. Vërshoje shpirtin tim me Praninë Tënde. Më ndihmo t’i dua të tjerët ashtu si “Ti më Do mua”. Më ndihmo të jem një enë e Paqes Tënde, Qetësisë Tënde dhe Mëshirës Tënde. Hape gjithmonë zemrën time ndaj shqetësimeve të të tjerëve dhe më dhuro Hirin për t’i falur ata që të refuzojnë Ty dhe që mëkatojnë kundër meje. Më ndihmo ta shpall Dashurinë Tënde përmes shembullit, ashtu si Ti do të bëje po të ishe në vendin tim. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 146
Mbrojtje kundër mashtrimit
E dashur Nënë e Shpëtimit, më mbro me Hirin e mbrojtjes kundër mashtrimeve të krijuara nga Satani për të shkatërruar besimin e të Krishterëve. Na mbro kundër atyre që janë armiqtë e Zotit. Na ruaj nga gënjeshtrat dhe herezitë e përdorura për të dobësuar dashurinë tonë për Birin tënd. Hapi sytë tanë ndaj të pavërtetave, mashtrimeve dhe çdo përpjekjeje që mund të hasim për të na shtyrë të mohojmë të Vërtetën. Amen.


Lutja e Kryqëzatës 147

Hyji Atë, trego Mëshirë ndaj atyre që e mohojnë Birin Tënd
O Hyj, Ati im i Përjetshëm, unë të kërkoj Ty të tregosh Mëshirë ndaj atyre që e mohojnë Birin Tënd. Unë të lutem për shpirtrat e atyre që përpiqen të shkatërrojnë profetët e Tu. Unë të lutem për kthimin e shpirtrave që janë të humbur për Ty dhe kërkoj që Ti të ndihmosh të gjithë fëmijët e Tu për të përgatitur shpirtrat e tyre dhe për ta ndryshuar jetën e tyre sipas Vullnetit Tënd Hyjnor në pritje të Ardhjes së Dytë të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 148
Eja në ndihmën time
O Jezusi im, më ndihmo, në kohën e dëshpërimit tim të madh. Më mbaj në Krahët e Tu dhe më fut në Strehën e Zemrës Tënde. Fshiji lotët e mi. Qetësoje gjendjen time. Ngrite shpirtin tim dhe më mbush me Paqen Tënde. Të lutem ma plotëso këtë kërkesë të veçantë (Përmende atë këtu). Eja në ndihmën time, që kërkesa ime të marrë përgjigje dhe që jeta ime të mund të bëhet paqësore dhe në bashkim me Ty, i dashur Zot. Nëse kërkesa ime nuk mund të plotësohet, atëherë më mbush me Hirin që të pranoj se Vullneti Yt i Shenjtë është për të mirën e shpirtit tim dhe që të mbetem besnik ndaj Fjalës Tënde, përgjithmonë, me një zemër të dashur dhe bujare. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 149
Për të kërkuar Dashurinë e Hyjit
O Jezus, më mbush me Dashurinë e Hyjit. Më mbush me Dritën Tënde Hyjnore dhe më mbulo me dashurinë e nevojshme për të përhapur farën e Mëshirës së Hyjit mes të gjithë kombeve. Lejoje Dashurinë Tënde Hyjnore të përhapet nga unë mes të gjithë atyre që i takoj. Përhape Dashurinë Tënde, që ajo të zbresë mbi të gjithë shpirtrat, mbi të gjitha fetë, mbi të gjithë besimet, mbi të gjithë kombet – si një re për t’i ngazëllyer të gjithë fëmijët e Hyjit së bashku. Na ndihmo të përhapim Dashurinë e Hyjit, që ajo të arrijë dhe të mposhtë të gjitha ligësinë në botë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 150
Për të shpëtuar shpirtrat e jo-besimtarëve
I dashur Jezus, unë kërkoj që Ti të shpëtosh të gjithë ata që, edhe pse jo për faj të tyre, refuzojnë të të pranojnë Ty. Unë ta ofroj Ty vuajtjen time që t’i sjell Ty shpirtrat e atyre që të refuzojnë Ty dhe për Mëshirën që Ti do të derdhësh mbi mbarë botën. Ki Mëshirë për shpirtrat e tyre. Merri ata në Strehën Tënde qiellore dhe falua atyre mëkatet. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 151
Për të mbrojtur Besimin
O Nëna e Hyjit, Zemra e Papërlyer e Marisë, Nëna e Shpëtimit, lutu që ne të mbetemi besnikë ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit në çdo kohë. Na përgatit për të mbrojtur Besimin, për të mbështetur të Vërtetën dhe për të refuzuar herezinë. Mbroji të gjithë fëmijët e tu në kohë mundimesh dhe na jep secilit prej nesh Hiret për të qenë të guximshëm kur të sfidohemi për ta refuzuar të Vërtetën dhe për ta mohuar Birin tënd. Lutu, Nëna e Shenjtë e Hyjit, që të na jepet Ndërhyrja Hyjnore për të qëndruar të Krishterë sipas Fjalës së Shenjtë të Hyjit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 152
Më ndihmo në orën time të dobësisë
I dashur Jezus, më ndihmo në orën time të dobësisë. Më çliro nga mëkati dhe hapi sytë e mi, zemrën dhe shpirtin tim ndaj mashtrimit të djallit dhe udhëve të tij të liga. Më mbush me Dashurinë Tënde kur unë ndjej urrejtje në zemrën time. Më mbush me Paqen Tënde kur ndjej hidhërim. Më mbush me Forcën Tënde kur jam i dobët. Më shpëto nga burgu në të cilin gjendem, që të mund të jem i lirë dhe të mbahem i sigurt në Krahët e Tu të Shenjtë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 153
Dhurata e Mbrojtjes për fëmijët
Nëna e Shpëtimit: “Unë dëshiroj t’i bëj thirrje prindërve të fëmijëve dhe të të rinjve, në mbarë botën, që t’i dedikojnë ata tek Zemra ime e Papërlyer (...). Ju duhet ta recitoni këtë Lutje një herë në javë, para një imazhi tim, Nënës suaj të dashur, dhe ta bekoni veten me Ujë të Bekuar përpara se ta recitoni atë..” /31.052014, 16:20/
O Nëna e Hyjit, Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj t’i shenjtërosh shpirtrat e këtyre fëmijëve (renditini ata këtu) dhe t'i paraqesësh ata tek Biri yt i dashur. Lutu që Jezusi, përmes Pushtetit të Gjakut të Tij të Çmuar, t'i mbulojë dhe t'i mbrojë këto shpirtra të vegjël me çdo lloj mbrojtje nga i ligu. Unë të kërkoj ty, Nënë e dashur, që ta mbrosh familjen time në kohët e vështirësive të mëdha dhe që Biri yt ta konsiderojë favorshëm kërkesën time për ta bashkuar në një familjen time me Krishtin dhe të na dhurojë Shpëtimin e Përjetshëm. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 154
Lutja për Ditën e Festës së Nënës së Shpëtimit
Nëna e Shpëtimit: “Ju duhet ta shpërfillni shpirtin e të ligut në çdo kohë dhe të më luteni mua, Nënës suaj të dashur, në këtë ditë të veçantë, në vitet që vijnë, për Hire të veçanta. Unë e deklaroj këtë ditë, 4 Qershor 2014, si Dita e Festës së Nënës së Shpëtimit. Në këtë ditë, kur ju të recitoni këtë lutje, unë do të ndërmjetësoj në emër të gjithë shpirtrave për Dhuratën e Shpëtimit, sidomos për ata që janë në errësirë të madhe shpirtërore.” /4.06.2014, 14:13/
O Nëna e Shpëtimit, unë i vendos sot para teje në këtë ditë, 4 Qershor, Dita e Festës së Nënës së Shpëtimit, shpirtrat e mëposhtëm: (Emërojini ata këtu) Të lutem më jep mua dhe të gjithë atyre që të nderojnë ty, Nënë e dashur, dhe që e shpërndajnë Medaljen e Shpëtimit, çdo mbrojtje nga i ligu dhe nga të gjithë ata që e refuzojnë Mëshirën e Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit, dhe të gjitha Dhuratat që Ai i fal njerëzimit. Lutu, Nënë e dashur, që të gjithë shpirtrave t’iu jepet Dhurata e Shpëtimit të Përjetshëm. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 155
Për Mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit
O Nëna më e dashur e Shpëtimit, dëgjoje thirrjen tonë për mbrojtjen e Misionit të Shpëtimit dhe për mbrojtjen e fëmijëve të Hyjit. Ne lutemi për ata që e kundërshtojnë Vullnetin e Hyjit në këtë moment të madh në  histori. Ne kërkojmë që t’i mbrosh të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes tënde dhe Fjalës së Hyjit, për të shpëtuar secilin nga armiqtë e Hyjit. Të  lutemi, ndihmo të çlirosh ato shpirtra që bien pre e mashtrimit të djallit dhe hapi sytë e tyre ndaj të Vërtetës. O Nëna e Shpëtimit, na ndihmo ne mëkatarët e gjorë të bëhemi të denjë për të marrë Hirin e këmbënguljes në kohën tonë të vuajtjes, në Emër të Birit tënd të dashur, Jezu Krishtit. Mbroje këtë Mision nga e keqja. Mbroji fëmijët e tu nga persekutimi. Na mbulo të gjithë ne me Mantelin tënd Më të Shenjtë dhe na favorizo me Dhuratën e ruajtjes së Besimit tonë, çdo herë që ne kundërshtohemi sepse flasim të Vërtetën, sepse përcjellim Fjalën e Shenjtë të Hyjit, përgjatë gjithë ditëve tona, tani e përgjithmonë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 156
Mbrojtje nga urrejtja
I dashur Jezus, më dhuro Dashurinë Tënde dhe hape zemrën time për ta pranuar Dashurinë Tënde me mirënjohje. Me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, le të ndriçojë mbi mua Dashuria Jote, që të bëhem një rreze e Mëshirës Tënde. Më rretho me Dashurinë Tënde dhe lejo që dashuria ime për Ty të dobësojë çdo lloj urrejtjeje, që unë e ndesh kur e përhap lajmin e Fjalës Tënde. Vërshoje Mëshirën Tënde përmbi ne dhe fali ata që të refuzojnë Ty, të fyejnë Ty dhe që janë mospërfillës ndaj Hyjnisë Tënde dhe jepua atyre Dhuratën e Dashurisë. Le të ndriçojë Dashuria Jote në kohë pasigurie, besimi të dobët, në kohë sprovash dhe vuajtjesh dhe me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë më ndihmo ta sjell të Vërtetën tek ata që kanë më tepër nevojë për Ndihmën Tënde. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 157
Për shpirtrat në skllavëri
O Jezus i dashur, çliroji ata shpirtra që janë skllevër të hyjnive të rremë dhe të Satanit. Na ndihmo ne, përmes lutjeve tona, t’iu sjellim atyre lehtësim nga dhimbja e zaptimit. Hapi portat e burgut të tyre dhe tregoju atyre Udhën drejt Mbretërisë së Hyjit, para se të merren peng nga Satani në humnerën e Ferrit. Ne të lutemi Ty, Jezus, t’i mbulosh këto shpirtra me Fuqinë e Shpirtit të Shenjtë, që të kërkojnë të Vërtetën dhe ndihmoji ata të gjejnë guximin për t’i kthyer shpinën kurtheve dhe ligësive të djallit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 158
Më mbro nga feja për mbarë botën
Nëna e Shpëtimit: “Për të siguruar që ju të qëndroni të fortë, të guximshëm, të qetë dhe në paqe, ndërsa merrni përsipër Kryqin e Birit tim mbi shpatullat tuaja, ju duhet të recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës. Për shumë prej jush që e kanë të vështirë ta pranojnë se këto gjëra do të ndodhin, do të vijë një ditë kur ju do ta recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës 158 tri herë në ditë, sepse presionet, që do të vendosen përmbi ju për ta mohuar Birin tim, do të jenë tepër të larta.” /28.06.2014, 15:03/
I dashur Jezus, më mbro nga ligësia e fesë së re për mbarë botën, e cila nuk vjen prej Teje. Më ruaj në udhëtimin tim drejt lirisë përgjatë Udhës drejt Mbretërisë Tënde të Shenjtë. Më mbaj të bashkuar me Ty, kur të jem i munduar dhe i detyruar të gëlltis gënjeshtrat që përhapen nga armiqtë e Tu për të shkatërruar  shpirtrat. Më ndihmo t’i bëj ballë persekutimit; të qëndroj i vendosur ndaj Fjalës së Vërtetë të Hyjit kundër doktrinave të rreme dhe sakrilegjeve të tjera, që mund të detyrohem t’i pranoj. Përmes Dhuratës së vullnetit tim të lirë, më merr brenda Fushës së Mbretërisë Tënde, për të më mundësuar që të ngrihem dhe ta shpall të Vërtetën, kur ajo të deklarohet të jetë një gënjeshtër.
Kurrë mos më lër të lëkundem, të hezitoj, apo të largohem nga frika përballë persekutimit. Më ndihmo të qëndroj i vendosur dhe i palëkundur ndaj të Vërtetës, për sa kohë të jetoj. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 159
Lutje për Dashurinë e Hyjit
O Nëna e Shpëtimit, unë të kërkoj ty të ndërhysh në emrin tim ndërsa lutem për Dashurinë e Hyjit. Mbushe shpirtin tim, një enë e zbrazët, me Dashurinë e Hyjit, që kur të jetë i tejmbushur, të vërshojë përmbi shpirtrat për të cilët unë përpiqem të tregoj dhembshuri. Me anë të Fuqisë së Hyjit, unë kërkoj të çlirohem nga çdo ndjenjë urrejtjeje që mund të ushqej për ata që e tradhtojnë Birin tënd. Përule shpirtin tim dhe më mbush me bujarinë e shpirtit, që të mund t’i ndjek Mësimet e Krishtit dhe ta përhap Dashurinë e Tij në çdo pjesë të jetës sime. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 160
Më ndihmo të të dua Ty më shumë
O Jezusi im, Shpëtimtari i botës, më ndihmo të të dua Ty më shumë. Më ndihmo për ta rritur dashurinë time për Ty. Mbushe zemrën time me Dashurinë dhe Dhembshurinë Tënde, që të mund të përftoj Hiret për të të dashur Ty ashtu si Ti më Do mua. Mbushe shpirtin tim mosmirënjohës me një dashuri të thellë dhe të qëndrueshme për Ty dhe për gjithçka që Ti përfaqëson. Më Fuqinë e Hireve të Tua më ndihmo ta dua fqinjin tim ashtu si Ti e Do çdo fëmijë të Hyjit dhe të tregoj dhembshuri ndaj atyre që kanë nevojë për Dashurinë Tënde dhe që janë pa besim. Më bashko në unitet me Ty, që ta bëj jetën e Krishterë, të cilën Ti na e mësove përmes shembullit Tënd gjatë kohës Tënde në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 161
Për mirëbesim dhe paqe
Jezus, unë kam besim në Ty. Më ndihmo të të dua Ty më shumë. Më mbush me besimin për t’u dorëzuar në bashkim të plotë dhe përfundimtar me Ty. Më ndihmo ta rris besimin tim në Ty gjatë kohëve të vështira. Më mbush me Paqen Tënde. Unë vij tek Ti, i dashur Jezus, si një fëmijë i lirë nga të gjitha lidhjet e kësaj bote; i lirë nga të gjitha kushtet dhe unë ta dorëzoj Ty vullnetin tim për të bërë me të ashtu si Ti e shikon të përshtatshme për të mirën time dhe të shpirtrave të tjerë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 162
Për të mbrojtur të dobëtit dhe të pafajshmit
O Hyj, Ati i Gjithëpushtetshëm, të lutem mbroji të dobëtit dhe të pafajshmit, të cilët vuajnë në duart e atyre me urrejtje në zemrat e tyre. Lehtësoje vuajtjen e duruar nga fëmijët e Tu të shkretë e të pambrojtur. Jepu atyre të gjitha Hiret që iu nevojiten për të mbrojtur veten nga armiqtë e Tu. Mbushi ata me kurajë, shpresë dhe dashuri, që të arrijnë në zemrat e tyre të falin ata që i mundojnë. Unë të kërkoj Ty, i dashur Zot, Ati im i Përjetshëm, t’i falësh ata që e shkelin ligjin e jetës dhe t’i ndihmosh që të shohin se sa shumë të fyejnë Ty veprimet tyre, kështu që të mund t’i ndreqin udhët e tyre dhe të kërkojnë ngushëllim në Krahët e Tu. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 163
Më shpëto nga persekutimi
O Jezus, më ruaj nga dhimbja e persekutimit në Emrin Tënd. Më afro pranë Zemrës Tënde. Më çliro nga krenaria, lakmia, inati, egoizmi dhe urrejtja në shpirtin tim. Më ndihmo që me të vërtetë të dorëzohem ndaj Mëshirës Tënde. Largoje frikën time. Më ndihmo ta shkarkoj dhimbjen time dhe hiqe gjithë persekutimin nga unë, që të mund të ndjek Ty, si një fëmijë i vogël, duke e ditur se të gjitha gjërat janë nën Kontrollin Tënd. Më çliro nga urrejtja e treguar nga të gjithë ata që deklarojnë të jenë të Tutë, por që në të vërtetë të mohojnë Ty. Mos i lejo gjuhët e tyre prerëse të më godasin mua apo veprat e tyre të liga të më devijojnë nga Udha e së Vërtetës. Më ndihmo të përqendrohem vetëm në Mbretërinë Tënde që do të vijë dhe të ngulmoj, me dinjitet kundër çdo fyerjeje që unë mund ta duroj në Emrin Tënd. Më sill paqen e mendjes, paqen e zemrës, paqen e shpirtit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 164
Lutja e Paqes për Kombet
Nëna e Shpëtimit: “Unë kërkoj që ju ta recitoni këtë Lutje të Kryqëzatës, Lutjen e Paqes për çdo ditë për kombet tuaja.” /24.08.2014, 17:00/
O Jezus më sill mua paqen. Silli paqen kombit tim dhe gjithë atyre kombeve të dërrmuara prej luftës dhe përçarjes. Mbille farën e paqes mes atyre zemrave të ngurta që shkaktojnë vuajtje tek të tjerët në emër të drejtësisë. Jepu të gjithë fëmijëve të Hyjit Hiret për ta pranuar Paqen Tënde, në mënyrë që dashuria dhe harmonia të lulëzojë; që dashuria për Hyjin të triumfojë mbi të ligën dhe që shpirtrat të mund të shpëtohen prej korruptimit të falsiteteve, mizorisë dhe ambicieve të liga.
Le të mbretërojë paqja mbi të gjithë ata që i përkushtojnë jetët e tyre tek e Vërteta e Fjalës Tënde të Shenjtë dhe mbi ata që nuk të njohin Ty fare. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 165
Për Dhuratën e Jetës së Përjetshme
Jezus, më ndihmo të besoj në Ekzistencën Tënde. Më jep një shenjë, që zemra ime të mund të përgjigjet ndaj Teje. Mbushe shpirtin tim të zbrazët me Hirin që më duhet për ta hapur mendjen dhe zemrën time ndaj Dashurisë Tënde. Ki Mëshirë për mua dhe pastroje shpirtin tim nga çdo keqbërje që unë e kam kryer në jetën time. Më fal që të kam refuzuar Ty, por të lutem më mbush me dashurinë që më duhet për t’u bërë i denjë për Jetën e Përjetshme. Më ndihmo të të njoh Ty, ta shikoj Praninë Tënde në njerëz të tjerë dhe më mbush me Hirin për ta njohur Shenjën e Zotit në çdo Dhuratë të bukur që Ti i ke dhënë racës njerëzore. Më ndihmo t’i kuptoj Udhët e Tua dhe më shpëto nga ndarja dhe dhimbja e errësirës që unë ndjej në shpirtin tim. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 166
Për të pakësuar vrasjet e të pafajshmëve
Më e dashura Nëna e Shpëtimit, të lutemi paraqite këtë, lutjen tonë për të pakësuar vrasjet e të pafajshmëve, tek Biri yt i dashur, Jezu Krishti. Ne kërkojmë që, në Mëshirën e Tij, Ai ta largojë kërcënimin e gjenocidit, persekutimit dhe terrorit kundër fëmijëve të Hyjit, në çdo formë. Të lutemi, ne të përgjërohemi, e dashur Nënë e Shpëtimit, që t’i dëgjosh thirrjet tona për dashuri, bashkim dhe paqe në këtë botë të hidhëruar. Ne kërkojmë që Jezu Krishti, Biri i Njeriut, të na mbrojë të gjithë ne gjatë këtyre kohëve të dhimbjes dhe vuajtjes së madhe në Tokë. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 167
Mbroje familjen time
O Hyj, Ati im i Përjetshëm, përmes Hirit të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të lutem mbroje familjen time në çdo kohë nga i ligu. Na jep ne forcën për t’u ngritur mbi qëllimet e liga dhe për të qëndruar të bashkuar në dashurinë tonë për Ty dhe për njëri-tjetrin. Na ruaj ne gjatë çdo sprove dhe vuajtjeje që mund të durojmë dhe mbaje të gjallë dashurinë që ne kemi për njëri-tjetrin, në mënyrë që të jemi të bashkuar me Jezusin. Bekoji familjet tona dhe na jep ne Dhuratën e Dashurisë, edhe në kohë vështirësish. Forcoje dashurinë tonë që të mund ta ndajmë gëzimin e familjes sonë me të tjerët; kështu që Dashuria Jote të mund të ndahet me mbarë botën. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 168
Për Dhuratën e Dashurisë së Hyjit
O më i dashuri Atë, O Ati i Përjetshëm, Hyji Më i Larti, më bëj mua të denjë për Dashurinë Tënde. Të lutem të më falësh për lëndimin e të tjerëve dhe për ndonjë keqbërje, që mund të ketë shkaktuar vuajtje tek ndonjë nga fëmijët e Tu. Hape zemrën time që të mirëpres Ty në shpirtin tim dhe më pastro nga ndonjë urrejtje që mund të ndjej kundër ndonjë personi tjetër. Më ndihmo t’i fal armiqtë e mi dhe të mbjell farat e Dashurisë Tënde ngado që shkoj dhe midis atyre që i takoj çdo ditë. Më jep, Atë i dashur, Dhuratat e këmbënguljes dhe besimit, që të mund ta ruaj Fjalën Tënde të Shenjtë dhe kështu ta mbaj të gjallë, në një botë të errësuar, Flakën e Dashurisë dhe Mëshirës Tënde të Madhe. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 169
Për Shpëtimin e atyre që refuzojnë Krishtin
Më i dashuri Jezus, për hir të Dhembshurisë dhe Mëshirës Tënde, unë të lutem Ty për Shpëtimin e atyre që të kanë refuzuar Ty; që e mohojnë Ekzistencën Tënde; që qëllimisht e kundërshtojnë Fjalën Tënde të Shenjtë dhe që zemrat e tyre të hidhëruara ua kanë helmuar shpirtrat kundër Dritës dhe të Vërtetës së Hyjnisë Tënde. Ki Mëshirë mbi të gjithë mëkatarët. Fali ata që blasfemojnë kundër Trinisë së Shenjtë dhe më ndihmo mua, në mënyrën time, dhe me anë të sakrificave të mia personale, t’i pushtoj brenda Krahëve të Tu të Dashur këta mëkatarë që kanë më shumë nevojë për Mëshirën Tënde. Unë të jap Ty premtimin tim, që përmes mendimeve të mia, veprave të mia dhe fjalës së folur, të të shërbej Ty sa më mirë të mundem në Misionin Tënd të Shpëtimit. Amen.

Lutja e Kryqëzatës 170
Për të mbështetur Fjalën e Shenjtë të Zotit
Jezusi: “Unë po ju jap Lutjen e fundit të Kryqëzatës. Ajo është për priftërinjtë. Unë kërkoj që shërbëtorët e mi të shenjtë ta recitojnë atë çdo ditë.” /8.10.2014, 21:10/
O Zot i dashur, Jezu Krishti im i dashur, më mbaj. Më mbro. Më mbaj mua në Dritën e Fytyrës Tënde, ndërsa persekutimi im intensifikohet, kur mëkati im i vetëm është se mbështes të Vërtetën, Fjalën e Shenjtë të Hyjit. Më ndihmo të gjej kurajën për të të shërbyer Ty me besnikëri në çdo kohë.
Më jep Kurajën Tënde dhe Forcën Tënde, ndërsa luftoj për të mbrojtur Mësimet e Tua kundër opozitës së egër. Kurrë mos më braktis, Jezus, në kohën kur unë kam nevojë dhe më siguro me gjithçka që më duhet për të vazhduar të të shërbej Ty, përmes dhënies së Sakramenteve të Shenjta dhe të Trupit e Gjakut Tënd të Çmuar, përmes Sakrificës së Shenjtë të Meshës. Më beko, Jezus. Ec me mua. Pusho tek unë. Qëndro me mua. Amen.