E martë,
16 Nëntor 2010 në 09:55
O Zoti im, më
udhëhiq drejt Mbretërisë Tënde dhe më mbro nga
errësira që e ka pushtuar shpirtin tim. Më dëgjo tani, O Zemra e Shenjtë, dhe
përmes Mirësisë Tënde le të shkëlqejë Drita Jote e Dashurisë dhe e Mbrojtjes
tejpërtej. Amen.
E enjte,
18 Nëntor 2010 në 21:00
Hyj, nëse Ti je e Vërteta më trego mua shenjën e Dashurisë Tënde. Hape
zemrën time që të marrë drejtim. Nëse Ti Ekziston më lejo ta ndiej Dashurinë Tënde, që të
mund ta shoh të Vërtetën. Lutu për mua tani.
Shperndaje kete Lutje |
E diel,
21 Nëntor 2010 në 01:30
Zoti im i dashur, unë i shtrij krahët e mi për
të të kërkuar Ty që t’i marrësh vëllezërit dhe motrat e mia të dashura në
Krahët e Tu të butë. Bekoji ata me Gjakun Tënd të Shenjtë dhe jepu atyre Hirin
e nevojshëm për t’i lejuar ata të marrin Frymën e Dashurisë Tënde që t’i udhëheqë drejt Shpëtimit të
Përjetshëm. Amen.
E hënë,
22 Nëntor 2010 në 02:00
Jezus, unë
ndihem i humbur. Çele zemrën time që ta pranojë Dashurinë Tënde dhe më trego të
Vërtetën, që unë të mund të shpëtohem. Amen.
Lutje për falje të menjëhershme
E shtunë,
16 Prill 2011 në 10:00
Jezusi:
“Shumë do të pendohen gjatë kësaj Përvoje Mistike [Paralajmërimi].
Kthehuni tek Unë dhe thoni:”
Të lutem më
udhëhiq drejt Dritës dhe Mirësisë së Mëshirës Tënde të madhe dhe më fal për
mëkatet e mia. Amen.
Lutje për t’i kthyer të tjerët në besim
E shtunë,
16 Prill 2011 në 10:00
Unë të
thërras Ty, Jezus, në Mëshirën Tënde Hyjnore, që t’i mbulosh ato shpirtra të
vakët me Gjakun Tënd të Çmuar që të mund të kthehen në besim. Amen.
Shperndaje kete Lutje |
“Thoni këtë lutje çdo ditë, pasi të recitoni Kurorën e Mëshirës Sime Hyjnore, dhe ju, përmes besnikërisë suaj ndaj Meje, do të ndihmoni të shpëtoni fëmijët e Mi.” - E martë, 10 Maj 2011 në 16:00
Më mbush tani, O Zot, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë për ta çuar Fjalën Tënde Më Të Shenjtë ndër mëkatarë që më duhet t’i ndihmoj të shpëtohen në Emrin Tënd. Më ndihmo t’i mbuloj ata, përmes lutjeve të mia, me Gjakun Tënd të Çmuar, që të tërhiqen tek Zemra Jote e Shenjtë. Më jep Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë që këto shpirtra të gjorë të mund të gëzojnë në Parajsën Tënde të Re. Amen.
“Unë e dua dhe kujdesem për secilin prej jush, fëmijë. Kurrë mos harroni që kur të më luteni Mua çdo ditë, të thoni këtë lutje:” - E diel, 24 Korrik 2011 në 23:00
O Jezusi im i shtrenjtë, më përqafo në Krahët e Tu dhe lejoje kokën time të pushojë përmbi Supet e Tua, në mënyrë që Ti të më ngresh lart në Mbretërinë Tënde të Lavdishme kur të jetë koha e duhur. Lejoje Gjakun Tënd të Çmuar të rrjedhë mbi zemrën time, që ne të mund të bashkohemi si një. Amen.
Lutje për ndriçim në këtë kohë (Lutje për dhuratën e ndriçimit)
Hapi sytë e mi – Lutje për të rinjtë
Lutje për t’u bërë i vogël
Lutje për Çelësin për në Parajsën e Re E mërkurë, 10 Prill 2013
në 16:45
Lutja hapëse e shërbëtorit të përulur
“Kur ju gjunjëzoheni përpara Meje ose thjesht komunikoni me Mua në zemrën tuaj, gjithmonë filloni duke thënë:” Jezusi - 24.09.2013, 18:00
Jezus, më fal, sepse unë kam mëkatuar. Amen.
Lutje
për shpirtrat e zgjedhur që durojnë vuajtje përtej rezistencës së tyre
O Jezusi im i shtrenjtë, më përqafo në Krahët e Tu dhe lejoje kokën time të pushojë përmbi Supet e Tua, në mënyrë që Ti të më ngresh lart në Mbretërinë Tënde të Lavdishme kur të jetë koha e duhur. Lejoje Gjakun Tënd të Çmuar të rrjedhë mbi zemrën time, që ne të mund të bashkohemi si një. Amen.
Hapeni zemrën tuaj
për ta marrë Fjalën e Jezusit (Lutje për të arritur të shikoni se këto Mesazhe
kanë Prejardhje Hyjnore)
E hënë,
15 Gusht 2011 në 12:00
Jezusi:
“Ati Im i thërret tani të gjithë ata që i lexojnë këto mesazhe
për herë të parë. Ju duhet ta lexoni çdo Mesazh me kujdes. Pastaj lutuni tek
Shpirti i Shenjtë për Hirin për t’ju mundësuar të shihni se këto Mesazhe kanë
Prejardhje Hyjnore. Hapeni zemrën tuaj për ta marrë Fjalën Time. Më ndjeni Mua
në shpirtin tuaj duke më bërë Mua këtë kërkesë.” /15.08.2011,
12:00/
Jezus, nëse
ky je me të vërtetë Ti, të lutem vërshoje shpirtin tim me Shenjën e Dashurisë
Tënde, që të mund të njoh Ty se Kush Ti je. Mos më lër të mashtrohem nga
gënjeshtrat. Përkundrazi, më trego Mëshirën Tënde duke më hapur sytë ndaj të
Vërtetës dhe Udhës për në Parajsën Tënde të Re në Tokë. Amen.
E
mërkurë, 17 Gusht 2011 në 23:00
Jezus, unë
t’i dorëzoj Ty të gjitha shqetësimet e mia në këtë çështje, në mirëbesim, që
problemi tani të jetë i Yti për t’u zgjidhur sipas Vullnetit Tënd Më të
Shenjtë. Amen.
Lutja e shpirtit të varfër dhe të turpëruar
E martë,
23 Gusht 2011 në 23:45
Jezusi:
“Ecni drejt Meje dhe më kërkoni Mua ndihmë... Ejani. Përkulini
kokat tuaja. Lëreni mënjanë turpin tuaj dhe më kërkoni Mua që t’ju fal tani.” /23.08.2011,
23:45/
Jezus, të
lutem m’i fal mëkatet dhe fajet e mia kundër Teje. Amen.
Lutje
për të këmbëngulur në Udhën e Zotit kur të tjerët përpiqen të na ndalojnë
E diel,
28 Gusht 2011 në 23:00
Unë nuk do ta mohoj kurrë udhën e Zotit. As nuk do ta mohoj ndonjë
herë Ekzistencën e Jezu Krishtit, të Cilin njerëzimi është përpjekur ta
shkatërrojë, jo vetëm gjatë vuajtjes së Tij në Kryq, por edhe më pas. Unë jam
në një me Jezu Krishtin. Unë flas në Emër të Tij. Unë eci me Të. Ai më ngre
lart që edhe unë gjithashtu, në mënyrën time të përulur, të mund të ndihmoj ta
hap zemrën tuaj ndaj Dashurisë së pastër që Ai mban në Zemrën e Tij për ju dhe
vetëm ju.
Lutje për shpirtrat e verbër që janë të humbur
E martë,
30 Gusht 2011 në 14:30
Jezusi:
“Ju lutem zgjidhni ato shpirtra që janë të njohur për ju dhe që
nuk dëshirojnë të njohin Hyjin Atë, dhe vendosni emrat e tyre përpara Atit Tim.
Dhurata juaj e lutjes do të shpërblehet me shpëtimin e tyre.” /30.08.2011,
14:30/
Hyji më i
Larti, unë vij përpara Fronit Tënd, këtë javë, për tu lutur për shpirtrat e
vëllezërve dhe motrave të mia që refuzojnë të njohin Ekzistencën Tënde. Unë të
kërkoj Ty t’i mbushësh ata me Hiret e Tua, që t’i hapin zemrat e tyre për të
dëgjuar Fjalën Tënde Më të Shenjtë. Amen.
Lutje për t’i rezistuar neverisë së madhe, e cila është
në udhë e sipër
E premte,
28 Tetor 2011 në 22:40
Jezusi:
“Unë i kërkoj të gjithë shërbëtorëve të Mi që të luten shumë për
t’i rezistuar neverisë së madhe, e cila është në udhë e sipër. Ata duhet të më luten
Mua si më poshtë:” /28.10.2011, 22:40/
O Jezusi im
i dashur, unë kërkoj Mbrojtjen Tënde dhe lyp Mëshirën Tënde për të shpëtuar
vëllezërit dhe motrat e mia, brenda Kishës Tënde, për të mos rënë viktima të
antikrishtit. Më jep Hiret dhe më mbro me Mburojën e Fuqisë Tënde për t’i
rezistuar veprave të liga, që mund
të kryhen në Emrin Tënd të Shenjtë. Unë lyp Mëshirën Tënde dhe e kushtoj
besnikërinë time ndaj Emrit Tënd të Shenjtë në çdo kohë. Amen.
Shperndaje kete Lutje |
E enjte,
3 Nëntor 2011 në 21:00
O Jezus, më
mbulo me Gjakun Tënd të Çmuar dhe më mbush me Shpirtin e Shenjtë, që të arrij
të dalloj nëse këto Fjalë vijnë prej Teje. Më përul në shpirt. Pranoji kërkesat
e mia me Mëshirë dhe hape zemrën time ndaj të Vërtetës. Amen.
Lutje kërkesë për Hyjin Atë (Bashkohuni në lutje)
E martë, 15 Nëntor 2011 në 11:00
E martë, 15 Nëntor 2011 në 11:00
Hyji Më i
Larti, në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, të Cilin Ti e
sakrifikove për të na shpëtuar ne, fëmijët e Tu të shkretë, prej zjarreve të
Ferrit, dëgjoje lutjen tonë. Le t’i ofrojmë sakrificat tona të përulura dhe të
pranojmë sprovat dhe mundimet si një mjet për të fituar Shpëtimin për të gjithë
shpirtrat gjatë Paralajmërimit. Ne të lutemi Ty t’i falësh mëkatarët që e kanë
të vështirë të kthehen dhe të pranojnë Mirësinë Tënde të mëshirshme për të bërë
sakrificat e nevojshme, ashtu si Ti kërkon, për t’i shëlbuar ata në Sytë e Tu
të Shenjtë. Amen.
Lutje për të zbutur rrethanat e persekutimit, i cili po kryhet pas
dyerve të mbyllura
E premte,
9 Dhjetor 2011 në 23:28
Hyji Atë,
në Emër të Birit Tënd të dashur, Jezu Krishtit, unë të lutem Ty ta ndalosh këtë
paturpësi për të kontrolluar fëmijët e Tu. Të lutem mbroji të gjithë
fëmijët e Tu, në këto kohë të tmerrshme, që të mund të gjejmë paqe dhe dinjitet
për të jetuar jetët tona të lirë nga i ligu. Amen.
Shperndaje kete Lutje |
(Lutje për të mos u dorëzuar
kurrë kur ju ndjeheni të trishtuar)
E diel, 8
Janar 2012 në 15:30
Jezus, nëse
mund të më dëgjosh, atëherë dëgjoje thirrjen time për ndihmë. Të lutem më
ndihmo të merrem vesh me ata që më shkaktojnë vuajtje. Më ndihmo ta ndaloj
smirën që të mos e pushtojë jetën time dhe më ndalo së dëshiruari për gjëra që
nuk mund të kem. Përkundrazi, hape zemrën time ndaj Teje, Jezus i dashur. Më
ndihmo të ndjej dashuri të vërtetë – Dashurinë Tënde dhe të ndjej paqe të
vërtetë në zemrën time. Amen.
Shperndaje kete Lutje |
E premte,
2 Mars 2012 në 12:20
Atë
Qiellor, më ndihmo të bëhem i vogël si një fëmijë, në Sytë e Tu. Unë kërkoj që
Hiret e Tua të bien përmbi mua, që të mund t’i përgjigjem Thirrjes Tënde për të
shpëtuar të gjithë fëmijët e Tu. Amen.
O Jezus, më
ndihmo ta shoh të Vërtetën e Fjalës Tënde të Shenjtë në çdo kohë dhe të qëndroj
besnik ndaj Mësimeve të Tua, pa marrë parasysh se sa shumë jam i detyruar të të
refuzoj Ty. Amen.
Lutje për ateistët gjatë Paralajmërimit
E martë,
17 Korrik 2012 në 16:00
Jezusi:
“Atyre prej jush që thoni se jeni ateistë dëgjoni tani premtimin
Tim. Unë ju dua dhe nuk do ta braktis kurrë luftën Time për t’ju shpëtuar nga
kthetrat e mashtruesit, Satanit, që ju verbon ndaj të Vërtetës. Kur të vijë
koha, dhe kur ju të shikoni mëkatet tuaja para syve tuaj gjatë Paralajmërimit,
ju lutem thoni këto fjalë:” /17.07.2012, 16:00/
Jezus, më
trego të Vërtetën dhe më shpëto nga i ligu. Mua më vjen me të vërtetë keq për
mëkatet e mia dhe të kërkoj Ty që të më marrësh tani dhe të më tregosh Dritën e
Mëshirës Tënde. Amen.
Lutje
për kohët kur ju duroni vështirësi në Udhën e Zotit
E diel, 4
Nëntor 2012 në 17:45
Jezus,
merre dhimbjen time, më shëro dhe merre kryqin tim. Amen.
Më
shpëto nga gënjeshtrat e Satanit
E martë, 19 Shkurt 2013 në 14:30
E martë, 19 Shkurt 2013 në 14:30
Jezus, më
shpëto nga gënjeshtrat e Satanit, që unë të arrij ta dalloj qartë të Vërtetën e
Kishës Tënde të Mbetur. Amen.
Lutje për t’i kërkuar Jezusit që t’i Bekojë armiqtë tanë (Kur ju
ta shihni se të qenit objekt abuzimesh bëhet e padurueshme)
E shtunë,
16 Mars 2013 në 12:40
Unë e ndaj
këtë dhimbje me Ty, Jezus i dashur, dhe kërkoj që Ti të Bekosh armiqtë e mi,
dhe ata që të fshikullojnë Ty, me Dhuratën e Shpirtit të Shenjtë. Amen.
Shperndaje kete Lutje |
I dashur
Atë, jam unë, fëmija Yt i humbur, që, kaq i ngatërruar dhe i verbër, saqë pa Ndihmën Tënde, Dashurinë Tënde, unë
s’jam askush. Më shpëto mua përmes Dashurisë
se Birit Tënd, Jezu Krishtit, dhe më jep Çelësin për në Parajsën Tënde të Re në
Tokë. Amen.
Lutje
për ata që vuajnë dhe nuk kanë asnjë shpresë
E premte,
13 Shtator 2013 në 23:15
Jezus, më
hiq dhimbjen dhe vuajtjen time të tmerrshme dhe më lejo të ndjej Dashurinë
Tënde. Amen.
Shperndaje kete Lutje |
“Kur ju gjunjëzoheni përpara Meje ose thjesht komunikoni me Mua në zemrën tuaj, gjithmonë filloni duke thënë:” Jezusi - 24.09.2013, 18:00
Jezus, më fal, sepse unë kam mëkatuar. Amen.
Lutje për të shprehur dashuri të vërtetë për Jezusin
E
mërkurë, 2 Tetor 2013 në 22:15
Jezus,
Vullneti Yt është gjithçka që ka rëndësi. Vullneti im i lirë është i Yti. Vepro
me të ashtu si Ti të mundesh. Amen.
Lutje
për ta kuptuar pjesëmarrjen time në përhapjen e Mesazheve
E enjte,
31 Tetor 2013 në 23:30
Jezusi:
“Kur ju thoni se më përfaqësoni Mua dhe se jeni në pozicion më
të mirë se të tjerët për të qenë pjesë e Mbretërisë Sime dhe pastaj gënjeni
rreth Meje, atëherë ju keni nevojë për lutjet e të tjerëve. Në atë pikë, ju
jeni në gjysmë të udhës për në thellësitë e Ferrit dhe pa Ndërhyrjen Time ju do
të humbisni. Merreni Mesazhin Tim. Shtrëngojeni atë pranë zemrës suaj dhe
pyesni:” /17.07.2012, 16:00/
Jezus, Ti
je? A kam me të vërtetë nevojë për Ndihmën Tënde?
Lutje
për të qenë në gjendje të ndjek Udhën e Shpëtimit
E hënë,
18 Nëntor 2013 në 20:10
Jezus, më
fal, unë dëshiroj të të ndjek Ty. Amen.
Lutje përpara Jezusit në atë Ditë
E shtunë,
7 Dhjetor 2013 në 14:25
Jezusi:
“Kujtoni çfarë Unë po ju them tani. Në atë ditë [kur Paralajmërimi do të ndodhë], Unë dëshiroj që ju të më
kërkoni Mua:” /7.12.2013, 14:25/
Jezus, unë
lyp Mëshirë për të gjithë ata që të refuzojnë Ty dhe që kanë më shumë nevojë
për Ndihmën Tënde. Amen.
Lutje për t’i lejuar Hyjit Më të Lartit që të hapë zemrën tuaj
E hënë,
27 Janar 2014 në 17:18
Ati më i
dashur, eja dhe preke trupin dhe shpirtin tim me Dorën Tënde të Mëshirës. Amen.
Lutja e Shën Mikael Krye-engjëllit
E enjte,
6 Mars 2014 në 13:45
Jezusi:
“Prandaj, ju duhet të lusni çdo ditë lutjen e Shën Mikaelit.” /6.03.2014,
13:45/
Shën Mikael,
Krye-engjëll, na mbro ne në betejë, bëhu mbrojtja jonë kundër ligësive dhe
kurtheve të djallit. Që Hyji ta qortojë atë, me përulësi ne lutemi dhe që ti O
Princ i Ushtrisë Qiellore, me Fuqinë e Hyjit, ta hedhësh në Ferr Satanin dhe të
gjitha frymët e liga që enden nëpër botë duke kërkuar rrënimin e shpirtrave. Amen.
E hënë, 3
Mars 2014 në 23:37
Jezus, më
merr nën Strehën Tënde tek Ati im dhe më sill mua Shpëtimin e Përjetshëm. Amen.
Lutje
për t’u recituar në të Premten e Madhe
E diel, 13 Prill 2014 në 19:00
E diel, 13 Prill 2014 në 19:00
Jezusi:
“Në atë ditë [të Premten e Madhe],
unë ju kërkoj të më thërrisni Mua si më poshtë:” /13.04.2014,
19:00/
Jezus, më
fal për lëndimin që i kam shkaktuar Trupit Tënd, Fjalës Tënde dhe Hyjnisë
Tënde. Amen.
Shperndaje kete Lutje |
E
mërkurë, 7 Maj 2014 në 23:43
Jezus,
merre vuajtjen time dhe bëj me të ashtu si dëshiron Ti. Amen.
Lutje Jezusit për t’ju shpëtuar në Ardhjen e Tij të Dytë
E premte,
13 Qershor 2014 në 22:20
Jezusi:
“Në Ditën e Ardhjes Sime të Dytë... Ato shpirtra që adhuruan
bishën dhe që e dorëzuan veten në trup, mendje dhe shpirt tek Satani, dhe që u
bënë agjentët e tij besnikë, nuk do të kenë askund ku të kthehen, askund ku të
fshihen dhe ata do të mbeten pa ndihmë, sepse Satani do t’i ketë braktisur ata.
Sepse atëherë, Satani do të hidhet në humnerë dhe pushteti i tij do të pushojë
tërësisht në atë pikë. Atyre shpirtrave, Unë po i them këtë. Edhe në atë fazë
Unë do të tregoj Mëshirë ndaj jush. Ju duhet të më thërrisni Mua dhe të thoni:” /13.06.2014,
22:20/
Jezus, më
ndihmo mua. Jezus, më fal për të gjitha mëkatet e mia. Amen.
Lutje
për ata që mbrojnë Fjalën e Hyjit kur të vijnë vështirësitë
E shtunë,
23 Gusht 2014 në 20:00
Jezus, na
shpëto ne mëkatarët e pambrojtur prej armiqve të Tu. Amen.
Lutje
për ta braktisur vetveten ndaj Vullnetit të Shenjtë të Hyjit
E hënë,
25 Gusht 2014 në 19:05
Jezus, çdo
gjë që unë them dhe bëj është sipas Vullnetit Tënd të Shenjtë – vepro me mua
sipas Vullnetit të Hyjit. Amen.
Lutje
për Dashuri, përulësi dhe për të ndjekur Vullnetin e Hyjit
E shtunë,
30 Gusht 2014 në 18:15
Jezus, unë
nuk jam i denjë të qëndroj përpara Teje, por bëj me mua atë që Ti do, ndërsa
unë do të veproj ashtu si Ti dëshiron. Amen.
Lutje
për Dhuratat e Mençurisë, Këmbënguljes, Durimit dhe Dashurisë
E
mërkurë, 29 Tetor 2014 në15:00
Jezus, më
jep Dhuratat që më duhen për të qëndruar besnik ndaj Teje. Amen.